Shkupi edhe me një hafëz të ri

bej bejadin

Në prani të një numri të madh hoxhallarësh dhe mysafirësh, këto ditë, para komisionit të Muftinisë së Shkupit, në përbërje prej: hfz. Shafi Osmani, (kryetar, profesor në Medresen Isa Beu), hfz. Sadudin Sulejmani(teolog) dhe hfz. Sheval Azizi,(profesor në Medresen Isa Beu) –  hafiz Sufjan Bejadin Ameti me sukses të shkëlqyeshëm e kaloi provimin përfundimtar të hifzit,.

Për të bekuar këtë manifestim prezent ishin edhe strukturat me të larta të Bashkësis Fetare Islame në Shkup më në krye me Reis el Ulemanë, H.Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Shkupit Ibrahim ef.Shabani, Muftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, Muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, dekani i FSHI doc.dr. Fahrudin Ebibi,  drejtor i Medreses Isa Beu, Ibrahim ef.Idrizi, si dhe mysafirë nga Republika e Kososvës, Shqiprisë, Turqise dhe nga Katari.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Bashkësis Fetare Islame në Maqedoni h. Sulejman ef. Rexhepi i cili, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe pasi e uroi hafëzin e ri, veç tjerash theksoi: “Që nga zbritja e Kur’anit famëlart e deri më sot armiqtë e këtij Libri nuk kanë rreshtur së përpjekuri për ta zhdukur atë. Por përpjekjet e tilla të poshtra gjithmon kan dështuar, sepse mbrojtësi i Kur’anit është Allahu, prandaj mbrojtës më të fuqishëm ne nuk duhet kërkuar. Kategoria me e respektuar është ai i cili e mbartë Kur’anin përmendësh. Muhammedi a.s thoshte “Afrohun e mos e urreni njëri tjetrin”! Zaten, ky është një parim Islam. Kur’ani është themeli i fesë sonë, është kushtetuta e jetës sonë dhe është shpëtimi i kësaj bote. Ne kemi pasur hafiza edhe në të kaluarën, do të kemi edhe sot e përjetë, ndërsa parreshtur do të angazhohemi që të gjithë ata që e nxënë përmendësh Kur’anin Famëlartë të dijnë edhe ta komentojnë, sepse, e kundërta është mjerim. Duhet të punbojumë e të angazhohemi të gjithë që, hafizat e Kur’anit të jenë edhe komentues të Kur’anit”, tha ndër të tjera effendi Rexhepi.

Në fund Kryetari i Bashkësis Fetare Islame h. Sulejman ef. Rexhepi në emër të Bashkësis Islame dhe në emrin e tij personal uroi prindërit e hafizit, profesorin e Fakultetit të Shkencave Islame, doc. dr. Bejadin Ameti, ndërsa uroi që hafizit të ri Allahu t’i japë shëndet, lumturi dhe të bëhet ushtar i pathyeshëm i Islamit. Çertifikata e diplomës së Hifzit, Sufjan Ametit ia ndau vetë nga h.Sulejman ef. Rexhepi. Duan e hifzit e bëri Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu.

 

Comments are closed.