Ambasadorja egjiptase vizitoi BFI-në

IMG_041722  janar Shkup – Dje, Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga ambasadorja e Egjiptit, me seli në Sofje, zonja Manal Jehia Shinavi, e cila u prit nga Reisuyl Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për modalitetet dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe institucioneve shtetërore të Egjiptit. Me këtë rast Reisul Ulema ka falënderuar shtetin egjiptas i cili gjithnjë ka qenë në përkrahje të muslimanëve të Maqedonisë në drejtim të arsimimit dhe të përgatitjes profesionale të kuadrove të ndryshëm nga radhët e muslimanëve të Maqedonisë.

Ambasadorja e Egjiptit, zonja El Shinavi ka nënvizuar gatishmërinë e institucioneve shtetërore egjiptase që dolën pas revolucionit të fundit për një thellim të bashkëpunimit sa më të gjërë me vendet e Ballkanit, të Evropës dhe mbarë botës. “Duke e ditur insistimin e muslimanëve nga Maqedonia dhe përkushtimin tuaj për t’ju dalë në ndihmë për shkollim sa më të lartë, unë premtoj që në takimin e radhës me eprorët e mi do të kërkoj që ta shtojnë apo edhe ta dyfishojnë kuotën e studentëve nga Maqedonia në Universitetin e Az’harit. Bashkëpunimi ynë në aspekt kulturor, arsimor, fetar e diplomatik duhet të jetë sa më i dendur”, ka nënvizuar ambasadorja egjiptase me seli në Sofje.

Nga ana e vet, Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka falënderuar zonjën El Shinavi për vizitën dhe respektin e saj që e shpreh pa rezervë si për BFI-në ashtu edhe për muslimanët e vendit tonë. “Ne edhe më tej do t’i ruajmë raportet e ngushta, madje edhe do t’i thellojme me Universitetin Al Az’har. Ministria egjiptase e arsimit si dhe institucionet me relevancë të këtij shteti çdo herë na kanë mirëkuputra për nevojat tona në drejtim të avansimit tonë arsimor. Mendojmë që sivjet, gjatë pushimeve verore, të kërkojmë ndihmë edhe nga kurset verore që mbahen për përforëcimin e gjuhës arabe. Studentët tanë që mbarojnë studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, kanë nevojë që të kalojnë edhe nëpër kurse intensive për përvetësimin sa më të madh të gjuhës arabe”, ka theksuar veç të tjerash Reisul Ulema gjatë këtij takmi me ambasadoren egjiptase, e cila, nga ana e vet, i ka premtuar Reisul Ulemasë që këtë nevojë do ta shtrojë deri në ministrinë përkatëse egjiptase duke shprehur bindjen se do të ketë përgjigje pozitive.

Comments are closed.