BFI merr pjesë në takimin e bashkësive islame të Ballkanit

turqi-1Një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame në RM, më në krye Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepi, po merr pjesë në takimin e rregullt të bashkësive islame të Ballkanit i cili po mbahet në Edrene të Turqisë. Pjesëmarrisët nga të gjitha trevat ballkanike kanë diskutuar mbi situiatën dhe pozitën e muslimanëve në këtë Gadishull si dhe mbi nevojën immediate për ta përcjellë dhe kultivuar islamin burimor, islamin e pastër, atë islam që e porosity Kurani Madhështor dhe që e praktikoi vetë Pejgamberi, Muhamedi a.s. duke u bërë burim drite për mbarë njerëzimin.

Në paraqitjen e vet, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka folur për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe me bashkësitë e tjera fetare, gjithnjë në të mirë të përforëcimit të bashkëjetesës dhe të paqes për të gjithë, pa dallim përkatësie etnike e fetare. “Askush në rajon më shume se ne, muslimanët e Maqedonisë, nuk e ndjenë diskriminimin shtetëror. Pothuajse jemi bërë imun ndaj politikave diskriminuese shtetërore. Ne kemi një amanet: sa më shumë të angazhohemi për mirëqenie dhe për zhvillim në të gjitha poret e jetës, për të gjithnjë njësoj. Kjo është motoja e veprimeve tona, sepse vetëm kështu do të jemi zbatues të denjë të porosive kuranore, do të jemi të devotshëm në praktikimin e porosive të Muhamedit. a.s.”, është shprehur, ndër të tjera, ef. Rexhepi.

turqi-2

Comments are closed.