Demontimi i makinerisë së skandaleve

handwriting-quill-pen-grangerReisul Ulema do të lutet me përulësi para të gjithë besimtarëve të devotshëm, para shumë intelektualëve të respektuar, do t’i luste mediat në gjuhën shqipe që, me asnjë çmim mos të pranojnë të bien pre e kurthit të “maqedonasëve antikë”, sepse, këta “novoverca” politikë mezi presin “skandale mediale” që ta defokusojinë opinionin publik nga problemet e vërteta, me të cikat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet

Për meshën në shqip

Këto ditë, Kisha Ortodokse Maqedonase lejoi që tash e tutje mesha në këtë Kishë të kryhet edhe në gjuhën shqipe. Shumë mirë, madje vlenë të përgëzohen për këtë hap të guximshëm, ndonëse shumë të vonuar. Por, për kë bëhet kjo farsë politike? Ku janë ata shqiptarë ortodoks në Maqedoni që flasin shqip, që komunikojnë shqip, që dëgjojnë shqip! Janë shumë të paktë, madje së fundmi kanë nisur të ngrisin kokën e identitetit burimor. Janë vetëm dy-tre zëra, të tjerë nuk ka, nuk ka madje as dhembje që do të shprehej në mënyrë kolektive. Janë asimiluar tërësisht dhe sot më komod ndjehen në prehër të identitetit kombëtar maqedonas, ndjehen më të privilegjuar. Është e drejtë absolute e secilit të deklarohet ashtu siç ndjehet dhe të rrijë aty ku ndjehet më së rehatshmi. Sikur kjo politikë e KOM-it të ishte aplikuar qysh para 50-60 vjetëve, sot të paktën nëpër kisha do të kishte besimtarë më shumë që do ta dëgjonin meshën në gjuhën shqipe. Të paktën aty do ta ruanin kontaktin me gjuhën shqipe, repsketivisht, me identitetin kombëtar shqiptar. Këtë që së fundmi e bëri KOM-i, e bëri sa për pika politike, sa për sy e faqe. Sido qoftë, e përgëzojmë këtë hap dhe e inkurajojmë që sa më shumë dhe më dendur ta përdorë gjuhën shqipe gjatë ceremonive fetare ortodokse, për hirë të një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve ortodoksë që tashmë tërësisht ndjehen të asimiluar në maqedonasë.

Mediat dhe struktura të caktuara të vendit insistonin të dinin se cili është qëndrimi i BFI-së lidhur me këtë vendim të KOM-it. BFI-ja nuk u habit fare, përveçse uroi që, qëndrime raciste antishqiptare dhe kundër asnjë kombi tjetër të mos ketë nëpër bashkësi fetare. KOM-i le ta marrë për shembull BFI-në e cila, që kur ekziston, ka krijuar hapësira ligjore e praktike që pjesëtarët e vet ta përcjellin vazin në atë gjuhë që e dëshirojnë dhe që i përkasin: në shqip, në maqedonisht, në boshnjakisht, në turqisht, në gjuhën rome etj. Pra, BFI mburret me diversitetin gjuhësor që e ka zhvilluar në kuadër të vet. E inkurajon dhe e mbështet edhe KOM-in në këtë vijë. Nuk ka asgjë të keqe në lejimin e përdorimit të një gjuhe tjetër në shtëpinë e Zotit, përveçse e nderon vetë Zotin si Krijues edhe i asaj gjuhe, si dhe vetë komunitetin të cilit i përket ajo gjuhë. Kjo është politikë që gjithnjë të nxjerr të nderuar e të respektuar!

Për “kordinatat” mediale

Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, këto ditë botoi kollumnen e vet të radhës në të cilën trajtoi një problem shumë të turpshëm për disa struktura qeveritare: për konvertimin e detyrueshëm etnik të torbeshëve në “makedonci muslimani”. Fill pas këtij teksti pasoi një fushatë e orkestruar nga makineria propagandistike e qarqeve të ngulfatur në nacional-

romantizmin primitive dhe në folk-patriotizmin ultraprimitiv të cilën dijnë ta kultivojnë vetëm ata që e humbin çdo kontakt me realitetin. Askush nuk u mor me skandalin e vërtetë të cilën e shpalos reisi në kollumnen e vet por, unanimisht do të merren me “skandale” që i paska bërë autori në atë tekst. Dhe të gjitha “skandalet” e reisit ishin pikërisht ato fakte që hedhnin dritë mbi veprimet që po i ndërmarrin këto struktura të qeverisë vmroiste e që do të shkaktojnë pasoja të parikoperueshme. Çuditërisht, pati edhye disa “shqiptarë” të diskutueshëm të cilën u vënë në krah të makinerisë propagandistike vmroiste. Në fakt, ashiqare vërehej se të tillët ishin vetëm alete mekanike që aktivizohen sa herë që ta shtypin sustën ata struktura të nëntokës. Sepse është gjallë akoma ajo maksimë që thotë se “atë që mund të ta bëjë i yti nuk mund të ta bëjë i huaji”. Fatmirësisht këta “shqiptarçiçë” kombi ka kohë që i ka kualifikuar si “kuisilingë”, si “mashë”, si bastardë, si qelb çibani.

Natyrisht, ishte numër jashtëzakonisht i madh i besimtarëve, intelektualëve, por edhe i njerëzve konkretë nga komuniteti torbesh që shprehën gatishymërinë për t’u hedhur në mbrojtje të fakteve të reisit si dhe në mohim të tërë atyre insinuative dhe fabrikimeve tendencioze të një pjese të shtypit maqedonas të konktrilluar nga qeveria e që tentuan ta degradojnë problemin e mirëfilltë. Edher në këtë rast Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, do të veprojë si një prijës i vërtetë. Do të lutet me përulësi para të gjithë këtyre besimtarëve të devotshëm, para këtyre intelektualëve të mirëfilltë që, me asnjë çmim mos të pranojnë të bien pre e kurthit të “maqedonasëve antikë”, sepse, këta “novoverca” politikë mezi presin “skandale mediale” që ta defokusojnë opinionin publik nga problemet e vërteta, siç janë: paketa e madhe dhe e rëndë që mbanë emrin “të ndërrohet emir i shtetit”, detyrimi politik për t’u diferencuar qartë e mirë nga Rusia dhe për t’u inkuadruar sa më parë në BE si dhe anëtarësimi urgjent në NATO, aty ku është Shqipëria, të inkuadrohet në NATO e cila është me dy këmbë në Kosovë.

Për diplomacinë kryeneçe

Një grupth individësh të pushtetit aktual, duke menduar se dinë të bëjnë shtet dhe se mund ta bëjnë shtetin edhe sipas tekeve të tyre primitive, ndërmarrin veprime brengosëse për mbarë shoqërinë. Këto veprime nuk “i shohin” vetëm makineria e propagandës gebelsiane e cila vihen në shërbim të atij grupthi.

Është e çuditshme se si asnjë media dhe asnjë “kritikues” nuk u mor me një vizitë të kotë të udhëheqësit të këtij grupthi i cili, sakaq, u gjend në kabinetin e Bashkësisë Islame të Turqisë. Vizitë tërësisht e gabuar dhe e pakuptimtë, përveçse nëse nuk ka qenë i motivuar nga qëllimet korruptive dhe shantazhuese. A e di ky farë udhëheqësi i kësaj nomenklature politike se ku i bie Bashksia Islame në RM? A e di ky farë udhëheqësi se ka problem të theksuara në relacion shtet-BFI dhe se këto probleme në asnjë moment dhe kurrën e kurrës nuk mund të zgjidhen në Bashkësinë Islame të Turqisë.

Natyrisht, BFI në RM këtë vizitë e shpjegoi si tentativë për shantazhim, e cila, nuk gjason në asgjë tjetër përveçse në përpëlitjet e bishtit të këputur të zhapinit.

Kjo vizitë pastaj u pasua me një informacion se së shpejti qytetarët e turqisë me prejardhje nga Maqedonia do të mund të pajisen me shtetësi maqedonase, dmth edhe me pasaportë. Mbase nuk do të privohen nga ky aksion edhe shqiptarët që dhunshëm u shpërngulën nga Manastiri, Prilepi, Velesi dhe qytetet e tjera të Maqedonisë Perëndimore e që janë me qindra mijëra të tillë. Ka Maqedonia pasaporta! Sapo u zbulua laboratori privat i shtypjes së pasaportave biometrike. Skandal!

Mbase i këtij kontigjenti ka qenë edhe ai pasaport diplomatik që iu mor Reisul Ulemasë së BFI-së. Pasaporti diplomatik nuk i paraqet kurfarë satisfakcioni Kryetarit të BFI-së, ndaj dhe nuk i duhet asgjë, ndaj dhe janë të kota përpjekjet djallëzore të atyre që mendojnë se këtë farë lloj pasaporti do ta përdorin si ushqim mashtrues në grrepin e hedhur për reisul ulemanë.

Madje në mbledhjen e fundit të BFI-së u theksua që të injorohet tërësisht ky dokument udhëtimi që del nga një diplomaci kryeneçe e grupthit shantazhues e korruptiv dhe t’i gëzohen lajmit nëse një ditë me këtë pasaportë do të paiseshin të gjithë priftërinjtë e KOM-it nëse akoma nk e kanë! Injorimi dhe shtantazhimi i BFI-së nk ka se si të përkthehet dhe të kuptohet ndryshe përveçse si konstatim se në Maqedoni ka problem të realta ndëretnike dhe ndërfetare. Ky është kontstimi i ndërkombëtarëve që nxirret nga sjelljet e nomenklaturës bajate të kësaj qeverie, dhe jo nga ankesat e BFI-së. Sido qoftë, konstatime jo shpresëdhënëse dhe mjaft brengosëse.

Comments are closed.