Reisul Ulema vizitoi BFI në Itali

Nga shënimi i përvjetorit të BFI-së në ItaliKëto ditë, një delegacion i BFI në RM më në krye Reiusul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepi, qëndroi në Itali si mysafir i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë, qendër kjo e themeluar nga xhematet shqiptare të Maqedonisë por që shërben edhe për muslimanët e rajonit dhe më gjërë. Qëllimi i vizitës ishte shënimi i përvjetorit të këtij Institucioni fetar por edhe koordinimi i punëve në funksion të organizimit sa më të denjë të jetës fetare islame ndër shqiptarët muslimanë në Itali.

Në shënimin e këtij përvjetori ishin të pranishëm një numër i madh xhematesh, por edhe mysafirë dhe udhëheqës të asociacioneve fetare islame nga rajoni si, përfaqësuesi i Unionit të Imamëve shqiptarë në Zvicërr, Nehat ef Ismaili, përfaqësuesi i unionit të Shqiptarëve Musliman të Austrisë, Vahidudin ef Behluli, përfaqësuesi i Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë, por edhe përfaqësuesi i zyrës së Rabitas ( Ligës Islame) në Itali z. Ferid Iskender el Hutani, si dhe përfaqësuesi nga pushteti vendor Italian, respektivisht , Kryetari i Komunës së Anzolës, z. Avv.Giampiero Veronesi

Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i BFI në Itali, Reshat ef. Ibishi, i cili duke folur mbi rolin dhe rëndësinë e kësaj qendre kulturo-islame në Itali, theks të veçantë vuri edhe në synimin e kësaj Qendre si dhe në organizimin e aktiviteteve fetare për të reflektuar dhe përcjellë mesazhe sa më të pastra dhe sa më autentike islame derti te komunitetet e tjera që jetojnë dhe funksionojnë në shtetion Italian. Po ashtu, efendi Ibishi foli edhe për koordinimin e punëve me bashkësitë tjera simotra por edhe me BFI-në amë dhe, në veçanti, me institucionet e pushtetit vendor Italian.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Reisul Ulema i BFI-së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, veç të tjerash foli mbi rëndësinë e orgtanizimit të komunitetit në funksion të ruajtjes së unitetit të bashkatdhetarëve tanë kudoi qofshin ata. “Në këtë mënyrë, shqiptarët muslimanë, do të arrijnë më lehtë që të pasqyrojnë islamin burimor dhe autokton. Kjo në mënyrë të drejt për drejtë do t’ju ruaj nga ndikimet e huaja, nga lëvizjet e diskutueshme që thirren në emrin e islamit e që në fakt po e dëmtyojnë rëndë fenë tonë”, është shprehur efendi Rexhepi. Më pastaj Reisul Ulema ka folur për bashkëpunimin e sinqertë të BFI-së me ambasadën italiane në Maqedoni si dhe ka falënderuar qeverinë italiane si dhe organet e pushtetit vendor për bashkëpunimin dhe kujdesin institucional që e shprehin ndaj komunitetit musliman shqiptar dhe ndaj të tjerëve në Itali.

Shënimi i këtij përvjetori historik u përcoll edhe përmes një programi të begatë me ashere e ilahive

Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi  Reshat Ibishi  Përfaqësuesi italian i pushtetit lokal

 

 

Comments are closed.