Diaspora shtyllë e kombit

mesazhi i kurban bajramit 2014Vëllezër e motra!

Në emrin tim personal, në emër të Rijasetit si dhe të të punësuarve në institucionet e BFI-së në RM, më lejoni që t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirë që të kaloni çaste sa më të lumtura festive.

Përpjekjet e juaja për të ruajtur dhe kultivuar familjen jasht vendlindjes, përpjekjet e juaja të sinqerta për të kontribuar në familje e në vendlindje, ruajtja e gjakut dhe fisit dhe përforëcimi i kësaj lidhje përmes përmallimit vështirë të përballueshëm, janë sakrifica të pamohueshme për të cilat, pa dyshim që do të shpërbleheni me shpërblimet më të larta të Allahut xh.sh. Ne, si muslimanë, ju jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues, ndërsa si Institucion i BFI-së, parreshutr lusim Allahun xh.sh. që t’ju shpërblejë për çdo kontribut që e jepni për zhvillimin e jetës fetare te ne si dhe për përforëcim të institucioneve tona fetare. Diaspora jonë jo njëherë ka dëshmuar se është nja nga shtyllat shumë të rëndësishme të kombit. Lumë si ju që gëzoni këtë epitet e këtë vlerësim.

Paçi gjithmonë bekimin e Allahut të Gjithëpushtetshëm.

Comments are closed.