Ambasadorja Franceze vizitoi BFI-në

ambasadorja franceze viziton BFIShkup, 19 shtator – Këto ditë Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga ambasadorja e Francës në Maqedoni, zonj. Lorens Oer, e cila u prit nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast, ambasadorja Oer, duke u interesuar rreth zhvillimit të jetës fetare dhe sigurisë në vend e më gjërë, shprehu mirënjohje të larta për qëndrimet e BFI-së në raport me ngjarjet aktuale në rajon dhe botë. Gjithashtu, diplomatja franceze u interesua të dijë në ka BFI kontroll të plotë mbi jetën fetare në vend.

Nga ana e vet, efendi Rexhepi e garantoi ambasadoren për angazhim permanent të BFI-së për ruajhtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare si dhe për kontrollin e plotë institucional mbi jetën fetare islame në vend. Kjo, mbi të gjitha, përt faktin se në Maqedoni asnjë veprim islam, asnjë predikim fetar, nuk bie ndesh mësimeve kuranore si dhe traditës islame. “Muslimanët e Maqedonisë nuk tolerojnë “islam të huaj”, ata e kanë dhe e kultivojnë me shekuj islamin burimor dhe autokton. Nuk lejojnë që të manipulohen në emër të islamit”, është shprehur effendi Rexhepi.

Në vazhdim diplomatja franceze është interesuar edhe për arsyet dhe mënyrën se si të rinjtë muslimanë nga Maqedonia janë gjendur në mesin e terroristëve të Irakut dhe Sirisë. “Sipas të dhënave që i posedojmë ne, si BFI, të gjithë ata të rinjë janë pre e manipulimit si pasojë e problemeve të rënda sociale. Është fare e lehtë ta manipulosh atë që vdes për buk dhe ta nisësh edhe në luftë në emër të punësimit. Muslimanët nuk guxojnë të angazhohen për një “shtet islamik” siç e proklamojnë vrasësit dhe kasapët. Shteti islam nuk mund të ndërtohet mbi tortura e masakrim të krijesave të Zotit. Kriminelët nuk mund të ngrisin institucione shteteëore, aq më pak islame”, është shprehur kryetari i BFI-së.

Comments are closed.