Përfaqësues të BE-së dhe të ambasades amerikane në Shkup vizituan BFI-në

imageShkup, 25 gusht – Sot, BFI u vizitua nga këshilltarja politike e Zyres së Delegacionit të BE-së në Shkup, zonja Petra Anderson, e cila u prit nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast zonja Andersen u informua në hollësi lidhur me aktivitetet e BFI-së, me situatën e përgjithshme politike e fetare si dhe me strategjinë e veprimit afatgjatë të BFI-së.
Duke folur mbi situatën e përgjithshme, Reisul Ulema, efendi Rexhepi, veç tjerash nënvizoi mungesën e vullnetit të disa organeve shtetërore për bashkëpunim institucional me BFI-në. “Kjo ftohje e raporteve ka nisur të shprehet që kur unë shpreha publikisht kundërshtyimin tim lidhur me vlerësimin shumë të rrezikshëm të disa institucioneve shtetërore lidhur me rastin “Monstra”! Ky rast, për mua, sot e atëherë, ka qenë rast i montuar politikisht, i mirëpërgatitur nga strukturat e caktuara policore, i studiuar gjatë kohë dhe, me rezultat paraprakisht të ditur nga gjyqi maqedonas. Ministresha Jankullovska, që në ditën e parë tha se i ka zënë “terroristët islamik”! Që nga ky moment unë kam kuptuar se BFI do të gjendet në një sprovë tepër të rëndë me disa struktura policore të cilat kanë nisur që Maqedoninë ta paraqesin si shtet që po rrezikohet nga “radikalizmi islamik” dhe se shpëtimin e ka në inkuadrimin e saj të sa më të shpejtë në BE dhe në NATO. Kam thënë atëherë dhe po përsëris edhe sot se, rasti “Monstra” është i dalur nga e njëjta guzhinë prej nga doli edhe rasti “Vreshtat e Reshtakut”, ka përfunduar Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Nga ana e vet, zonja Anderson insistoi në bashkëpunim institucional si dhe në zgjidhje të të gjitha problemeve në rrugë institucionale, sepse, siç theksoi ajo, vetëm ky lloj bashkëpunimi i mbyll shtigjet dhe i ngushton hapësirat e shfaqjes së dukurive dhe fenomeneve devijante në një shoqëri.
Ndërkaq në takimin me Shefin e Zyrers politiko-ekonomike pranë ambasadës së SHB-së në Shkup, zotëri Rajan Stoner, u bisedua në mënyrë të veçantë situate e përgjithshme politike dhe fetare si dhe mbi përplasjen e fundit në mes të Kryetarit të BFI-së, efendi Rexhepin me ministreshën për punë të jashtme, zonjën Gordana Jankullovskën.
Me këtrë rast efendi Rexhepi tha se përplasje nuk ka pasur asnmnjëherë por është në natyrën prepotente të ministreshës për t’i shtrembëruar faktet, për t’i konstruar rastet si dhe për t’i devalvuar personalitetet. “Deklarata ime për “Zërin e Amerikës” është deklaratë publike, të cilën e ka dëgjuar tërë bota dhe, askush nuk mund të thotë se unë i kam kërkuar zonjës Jankullovska për të intervenuar në xhamitë tona. Këtë nuk do t’ia bëja kurrë madje as që do të guxonte ajo të intervenonte nëpër xhamitë tona. Unë prej saj gjithmonë kam kërkuar që bashkëpunëtorët e vet t’i tërheqë nga radhët tona të cilët kamuflohen duke punuar në emër të islamit. Zbulimi që ua bëjmë bashkëpunëtorëve të saj si duket e nervozon zonjën në fjalë”, ka thënë efendi Rexhepi gjatë takimit me përfaqësuesin amerikan, z. Stoner. Në fund të takimit, reisul ulema ka nënvizuar se BFI si institucion i vetëm fetar islam në vend është thellësisht e interesuar për bashkëjetesë, siç janë edhe bashkësitë e tjera fetare në vend. “Fajin për destabilizime sdhoqërore asnjëherë mos e kërkoni ndër fetë qiellore por, vetëm në politikë”, është shprehur Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.image

Comments are closed.