Gjithandej atmosferë e këndshme në këtë Muaj të Bekuar

imageMuaji i sivjemë i Ramazanit, veç tjerash, po shquhet edhe për një varg aktivitetesh të ndërmarra nga të gjitha organet e Bashkësisë Fetare Islame në RM. Në këtë plan, spikat sidomos Komisioni i Rijasetit, i përbërë nga personalitete eminentë nga jetë fetare islame e vendit. Pikë e veçantë e programit të këtij Komisioni është vizita në terren, vizita nëpër xhami e xhemate të të gjitha Muftinive të vendit. Deri më sot, Komisioni i Rijasetit ka vizituar xhematin e Shtipit, Radovishit, Vinicës, Strumicës, Velesit, Resnjës, Manastirit, Prilepit, Kumanovës, Kërçovës dhe Gostivarit. Emërues i përbashkët i këtyre vizitave është konstatimi se, aktivitetet gjatë këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit kanë qenë të shtuara, kanë qenë të pranueshme nga xhematet përkatëse. Gjithashtu, konstatohet pa rezervë se ndjehet një atmosferë e mirë dhe e këndshme gjatë këtyre ditëve si dhe në mënyrë të drejt për drejt janë përcjellë mesazhet e Rijasetit të BFI-së. Nga ana e vet, Rijaseti, përmes Komisionit të ngritur enkas për Muajin e Ramazanit, ka pasur obligim që sa më denjësisht t’i prezantojë te të gjithë xhematet aktivitetet që ndërmerren për zhvillimin e jetës fetare islamer në vend.
Komisioni në fjalë, në ditët në vijim, do t’a vizitojë edhe xhematin në Strugë, Ohri, Dibër, Tetovë dhe në Shkup.

Comments are closed.