OH Hilal ndanë ndihma për refugjatët e Sirisë

lajme-refugjat_sirian_ne_Sofje_737321242Me mijëra refugjatë sirianë bëjnë një jetë të mjerueshme në kampin e Sofjes në Bullgari. Temperetaurat e ftohta që pushtuan Ballkanin këto ditë përkeqësuan edhe më tej mjerimin e refugjatëve sirianë, që janë larguar prej 21 muaj luftimesh. Me synimin për t’ua lehtësuar vështirësitë, janë mbledhur ndihma të shumta nga myslimanët në Maqedoni, pas një apeli nga Bashkësia Fetare Islame disa javë më parë, për të ndihmuar refugjatët myslimanë.

Ngarkesa e parë me ndihma, tani më janë dërguar nga Organizata Humanitare “Hilal”, e cila ka shpërnda ndihma për 3500 familje të cilat janë vendosur në këto kampe.

Kryetari i OH Hilal, Mustaf Dauti i shoqëruar nga zv. Drejtori i Medresesë, Zuhejr Rexhepi shpërndanë ndihmat e grumbulluara nga xhamitë e vendit tonë. Drejtori Dauti u sqaroi refugjatëve nga Siria se ndihmat buruan nga apeli i bërë ditë më parë nga Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi për tu dalë në ndihmë refugjatëve Sirian. Këtij apeli iu përgjigjën gjithë xhamiat nga Maqedonia, andaj mirënjohjet e refugjatëve ishin nga thellësia e shpirtit dhe të gjithë përkujtuan këtë vepër të madhe me lutje drejtuar Allahut që të bekon të gjithë myslimanët e Maqedonisë që nuk kanë harruar vellezërit e tyre Sirian. Dauti gjithashtu shprehi mirënjohje edhe në adres të Bashkësisë Islame të Bullgarisë gjegjësisht Sektorit për çështje sociale të cilët ndihmuan realizimin e kësaj vepre humane në aspektin logjistik.

Sipas tyre, dhimbje dhe lotë gëzimi shiheshin në fytyrat e refugjatëve në kampet e Sofjes të ardhur nga Siria. Këto kampe ishin përplot fëmij, gra dhe pleq të cilët aspak nuk mundeshin të jenë të qetë për shkak dhimbjeve dhe plagëve të tyre. Ndihma jonë u hapi sytë dhe ringjalli shpirtin e tyre, të cilët mbeten me shpres se do të përfundon tragjedia dhe do të kthehen në shtëpit e tyre sa më shpejt.

Comments are closed.