ef. Rexhepi: Jemi sfiduar, por kemi pasur guxim të rezistojmë

2 myftite nga bullgariaNë selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua takim në mes kryetarit të saj, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe një delegacion i përbërë prej disa Myftive të Bashkësisë Islame të Bullgarisë. Delegacionit në fjalë i printe Myftiu i Dobriçit, Bilal ef. Darcan, i shoqëruar nga Myftiu i Silistra, Muddesir ef. Mehmet dhe Myftiu i Varna, Taner Ahmed ef. Veli si dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema u shprehi falënderime dhe mirënjohje për vizitën që ia bërën atij dhe institucionit të shenjtë fetar Islam të Maqedonisë, Bashkësinë Fetare Islame, të cilëve u bëri një prezentim të BFI dhe institucioneve të saj, përfshirë këtu edhe ato institucione edukativo-arsimore. Ef. Rexhepi i njoftoi për së afërmi me jetën fetare si dhe zhvillimet, ecuritë dhe veprimtarinë institucionale të BFI-së. Mes tjerash shpalosi projektet e reja të realizuar nga BFI, por edhe për ato që ka në plan të bëjë në të ardhmen. Ai mes tjerash i njoftoi me faktet e pamohuara dhe realitetin aktual të Vakufit të BFI dhe me të gjithë ato zvarritje që i bënë me plane të hartuara Qeveria aktuale. Ne jemi sfiduar gjithnjë, kemi guximin dhe jemi të gatshëm të kërkojmë hisen tonë dhe ajo që i takon Islamit dhe myslimanëve. Delegacioni i myftive nga Bullgaria shprehën mirënjohje për punën që bënë BFI dhe kryetari i saj, të njejtët demonstruan vullnet që bashkëpunimi në mes institucioneve fetare të këtyre dy vendeve të ngritet edhe më lartë në të ardhmen. Duke paralajmëruar se në të ardhmen do të realizohen edhe projekte që ka të bëjë me zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional që do të jenë në të mirë të Islamit dhe myslimanëve të Ballkanit por edhe më gjërë.

2 myftite nga bullgaria 1   myftit nga bullgaria

Comments are closed.