[:al]Vlerësohet lartë roli i BFI në RM në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm[:]

[:al]Kordinatori Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Republika e Kosovës, z. Lulëzim Fushtica, i shoqëruar nga zyrtarë të këshillit të siguris së Kosovës dhe përfaqësuesve të OSBE nga Kosova, kanë realizuar një takim në Qeverinë e Republikës së Maqedopnisë, ku janë pritur nga z. Borçe Petreski, Kordoinator Nacional për poarandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni, i shoqëruar gjithashtu nga funksionarë të Shërbimit Intelegjent maqedonas.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, respektivisht Mustafa Dauti dhe Agron Vojnika, të dërguarit e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit. Gjatë shqyrtimit të temave konkrete, në veçanti është shprehur konsideratë në rolin e BFI të RM në luftimin e kësaj dukurie. Emërues i përbashkët i të dy palëve ishte se, në përpjekjet për ta parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm, misioni i BFI-së ka qenë i jashtëzakonshëm me ç’rast është dëshmuar se pa angazhimin e Bashkësisë Islame dhe pa kontributin e mirëfilltë të këtij Institucioni kjo luftë do të ishte shumë e vështirë. [:]

Comments are closed.