[:al]Rijaseti dhe Kuvendi i BFI-së mbajtën mbledhjet e radhës[:]

[:al]Rijaseti i BFI-së, me strukturë të zgjeruar këto ditë ka mbajtur mbledhjen e vet të rregulltë, në të cilën ëshytë debatuan rreth raporteve të punës 2017 dhe plan-programeve 2018 si dhe llogaritë përfundimtare dhe planet financiare të Muftinive të BFI-së.

Po ashtu, në këtë mbledhje u debatua mbi raportin vjetor të BFI-së, që përfshinë periudhën punuese nga muaj mars 2017 deri në mars 2018 si dhe për llogarinë përfundimtare për vitin 2017 dhe planin financiar 2018 të BFI-së.

Rijaseti në këtë mbledhje, me pikë të veçantë iu përkushtua edhe njëherë Haxhit 2018, me çrast u vendos që përmes një qarkoreje të informohen besimtarët e vendit se regjistrimi për haxhin e sivjem do të mbyllet më 10 Korrik 2018, e njëherit të mos bien preh e organizatorëve të “egër” sepse vetëm BFI-ja, si institucion i cili merret me organizimin e jetës fetare, është organizatore e udhëtimit për Haxh.

Gjithashtu, edhe Kuvendi i BFI-së në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen vjetore, në të cilën kuvendarët shqyrtuan raportin e punës njëvjeçare si dhe llogarinë përfundimtare për vitin 2017 dhe planin financiar për vitin 2018 të BFI-së të RM, me çrast të njejtat materiale një zërit i miratoi duke i dhënë mbështetje punës njëvjeçare të organeve dhe institucioneve të BFI-së.

Kuvendi i BFI-së, në bazë të kompetencave kushtetutare, verifikoi llogaritë përfundimtare për vitin 2017  si dhe planet financiare për vitin 2018 të Muftinive të BFI-së.

[maxgallery id=”9446″][:]

Comments are closed.