[:al]Rektori i IBU-së vizitoi BFI-në[:]

[:al]Më 7 shkurt, 2019, Rektori i ri i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Ihsan Shener, vizitoi Bashkësinë Fetare Islame, ku u prit nga Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Kreu i BFI-së, ef. Rexhepi, në pika të shkurtra paraqiti letërnjoftimin e institucionit të lartë islam në vendin tonë, me ç’rast u ndal tek Medreseja Isa Beu, bashkë me paralelet e shtrira, tek Fakulteti i Shkencave Islame dhe programet studimore të tij. Rektori Shener falënderoi Reisin për mikpritjen dhe tha që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është i hapur për bashkëpunim me BFI-në dhe institucionet e saj edukative-arsimore. Me këtë rast Rektori ftoi Reisin që të vizitojë IBU-në në një të ardhme më të shpejtë. Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithnjë në interes të zhvillimit të marrëdhënieve fetare, të arsimit dhe të kulturës në këto hapësira dhe më gjerë.

[maxgallery id=”11107″][:]

Comments are closed.