[:al]Reis’ul-Ulemaja merr pjesë në varrimet e “Llaskarcës”[:]

[:al]Më 14 shkurt, 2019, pas namazit të iqindisë, në varrimet e Onur Sadikut dhe të Ajdin Ismailit, në Gostivar, ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame në vendin tonë, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Këta dy të rinj, bashkë me 12 të tjerë, kishin humbur jetën në tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në afërsi të fshatit Llaskarcë, duke udhëtuar me autobusin e “Durmo Tursit” nga Shkupi për në Gostivar.

Në fjalën e tij të rastit, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi tha: “Në këto momente të vështira për qytetin e Gostivarit, për të gjithë ne, jemi këtu për të kryer obligimin e fundit ndaj këtyre merhumëve që kanë humbur jetën me kaderin e Zotit. Duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më të përzemërta, më shpirtërore, për baballarët dhe për nënat e tyre, për miqtë dhe për shokët e tyre, në emër të Bashkësisë Fetare Islame lutem për sabër, për durim, se kjo që ka ndodhur ka qenë caktim prej Zotit të madhërishëm. Ata që kanë humbur jetën në këtë tragjedi të rëndë për gjithë ne mund të llogariten me statusin e shehitit, sepse jetën e kanë humbur duke qenë në punë të vet, në nivel të kryerjes së detyrave të veta, me përgjegjësi familjare, shoqërore dhe kombëtare.”

Fjalimin e tij mortor kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, e mbylli me një hadith të Pejgamberit, Muhamedit (a. s.): “Një vdekje që ndodh në befasi, një vdekje e paparamenduar, është rahmet, është mëshirë.”

Kreu i komunitetit mysliman, u tha me këtë rast, ndjen dhimbje për të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi dhe lutet për shërimin e shpejtë të gjithë atyre që janë të shtrirë nëpër spitale.

[maxgallery id=”11165″][:]

Comments are closed.