OH HILAL nisi karavanin humanitar për nderë të Muajit të agjërimit

[:al]Shkup, 15 maj 2018 – Si çdo vit, në prag të Muajit të agjërimit, Organizata Humanitare HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, filloi karavanin humanitar, për t’ju dalur në ndihmë sado pak familjeve të varfëra që kanë nevojë për shjtrirjen e dorës së humanitetit. Kësisoj, sot, në territorin e Myftinisë së Shkupiut, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, si dhe Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili, morën pjesë në shpërndarjen e mbi 8 tonë ndihmave humanitare të përbërë nga artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik.

Me këtë rast, Mustafa Dauti, ka shprehur falënderim të veçantë për Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepin, falë autoritetit të të cilit BFI-ja në prag të muajit të Ramazanit gjithnjë siguron ndihma dhe donator të ndryshëm për t’ju dalë në ndihmë të varfërve, skamnorëve, jetimëve dhe të tjerëve që kanë nevojë për ndihma humanitare. “Sot, po fillojmë karavanin humanitar dhe, deri në fund të këtij Muaji të rahmetit, të bereqetit, të dashurisë, të mirëqenies, pra, të Ramazanit të bekuar, do të shpërndajmë mbi 5000 pako me produkte ushqimore e higjienike të donuara nga Drejtoria e Vakfit të Republikës së Turqisë. Ky Institucion fetar turk, në kontrinuitet donon ndihma për myslimanët e Maqednisë dhe, për këtë gjest vëllazëror e human, në emër të HILAL-it dhe mbarë BFI-së i shpreh mirënjohje dhe faëlnderime të përzemërta. Natyrisht, një falënderim të veçantë do ta shpreh edhe për firmën “Kozhuvçanka” e cila i ka besuar Organizatës sonë që të shpërndajë donacionet humanitare të saj për myslimanët tanë që kanë nevojë gjatë këtij muaji të agjërimit. Të theksoj edhe planin tonë akcional që deri në fund të këtij Muaji vetëm në territorin e Myftinisë së Shkupit do të shpërndahen rreth 3 mij pako me ndihma humanitare”, ka thënë kryetari i OH HILAL në nismë të aksionit të madh humanitar të njohur tashmë tradicionalisht si “Karavani humanitar i OH Hilal gjatë Muajit të rahmetit”.

Kurse, me këtë rast, Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili ka falënderuar OH HILAL për këtë aksion si dhe për vendimin që kësaj radhe, pakot të shpërndahen përmes Këshillave të Xhamive, të cilët tashmë paraprakisht kanë listat e familjeve me prioritet për ndihma humanitare. “OH Hilal është organizata më e fuqishme humanitare në vend, me traditë dhe me kapacitete të larta për të organizuar tubimin e donacioneve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për shumë familje të varfëra e individë që kanë nevojë për ta përjetuar sado pak sofrën e begatë si për iftar ashtu edhe për syfyr. Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët, ndërsa myslimanëve të vendit ju qoftë për hajër Muaji i agjërimit”, është shprehur Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili.

[maxgallery id=”9024″][:]

Comments are closed.