[:al]OH HILAL ndau ndihma në Tetovë[:]

[:al]Tetovë, 17 maj – Sot, OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, aktivitetin e vet humanitar e ka zhvilluar në territorin e Myftinisë së Tetovës. Në bazë të listës së përpiluar nga këshilli i xhamive të kësaj Myftinie me emrat e rasteve më të rënda sociale në këtë qytet dhe rrethinë, janë shpërndarë shtatë ton me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

Me këtë rast, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka nënvizuar se plani aksional i bazuar në projektin humanitar të organizatës për t’i ndihmuar myslimanët e vendit të prekur nga vështirësitë e ndryshme sociale, po ec me sukses dhe do të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë. “Bazuar në listat e përpiluara nga këshillat e xhamive me emrat e familjarëve dhe personave me prioritet kemi vendosur që në territorin e Myftinisë së Tetovës për momentin të shpërndajmë rreth shtatë ton produkte ushqimore e higjienike, ndihma këto të donuara nga Drejtoria e Vakfit të Turqisë si dhe nga donatorët tradicional të OH Hilal. Së këndejmi, falënderoj të gjithë donatorët dhe në veçanti Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin i cili me aktivitetet e veta si dhe me autoritetin e tij bën që të paraqiten donator të ndryshëm, të cilët, falë transparencës sonë, shprehen të kënaqur për mënyrën e shpërndarjes së ndihmave humanitare. Do të theksoj edhe një herë se, për gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, do të vizitojmë shumë qytete, shumë fshatra, lagje e rrugë për ta shtrirë dorën tonë humane deri te çdo mysliman që ka nevojë për ndihma humanitare dhe, për këtë qëllim do të shpërndajmë rreth 150 ton pako me artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik”, ka theksuar veç tjerash efendi Dauti.

Ndërkaq, Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, veç të tjerash ka falënderuar përkushtimin e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepit, por edhe angazhimin vetëmohues të stafit të Organizatës Humanitare HILAL, për ta shtrirë dorën e ndihmës në çdo sofër të varfërish e skamnorësh me qëllim që të paktën përgjatë muajit të Ramazanit skamnorët tanë jo vetëm mos ta ndjejnë peshën e papërballueshme të varfërisë por ta ndjejnë edhe më fuqishëm solidaritetin dhe përkujdesin vëllazëror të Institucionit tonë fetar. “Falënderoj, mbi të gjitha, Allahun Mëshirëplotë që na ka bërë të jemi gjithnjë solidar, të dhembshëm dhe humanë ne jetën tonë të përditshme”, është shprehur veç të tjerash Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Qani ef. Nesimi.

[maxgallery id=”9051″][:]

Comments are closed.