Ndihmohet familja e Dëshmorit të Kombit

IMG_0779 IMG_0781

Me kerkesë të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, këto ditë, në tri xhamitë e Myftinisë së Shkupit (Xhamia Husein Shah, në Saraj, Xhamia e Re në Saraj si dhe Xhamia e Vjetër në Kondovë) është zhvilluar aksioni humanitar për mbledhjen e ndihmave finansiare dedikuar familjes së Dëshmorit të Kombit, Refik Ahmet Maxhunit, nga Gjakova.

Shumën e mbledhur prej 930 euro, sot, në zyren e Reisul Ulemasë, familjes Maxhuni ia dorëzoi vetë Shkelqësia e Tij, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që zgjasin dorën e ndihmës.

Comments are closed.