[:al]Manifestimi kushtuar Hixhretit 2018[:]

[:al]

Reisul Ulema: Myslimani i devotshëm është në “hixhet” të përditshëm

“Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata.” 

(El Nahl, 41)

 
Me rastin e Hixhrit, Ditës Madhështore për Fenë islame dhe për mbarë myslimanët e botës, Bashkësia Fetare Islame, edhe sivjet, nën patronatin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, ka organizuar manifestimin e vet tradicional të mbështetut në një program të larmishëm artistiko-fetar.
Manifestimi u nderua nga pjesëmarrësh të shumtë, mysafirë të lartë, siç ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj, Kryemyftiu i BIK, H. Naim Tërnava, Nënkryetari i BI të Serbisë, H. Nexhmedin Saqipi, myftinjë, profesorë, dekani i FSHI-së, drejtori dhe përgjegjësit e Medreseve Isa Beu, Ministri i Kulturës, z. Asaf Ademi, përfaqësues të jetës publike dhe shtetërore, ministra, deputetë, drejtorë, përfaqësues të pushtetit lokal, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend
Programi nisi me ashere interpretuar nga Hafëz  Xhemail Nuhiju, njëri ndër zërat më të bukur te vendit tonë. Gjithashtu, ky event ishte i pasuruar edhe me ilahi e recitime nga kori i Medresesë Isa Beu, nën udhëheqjen e profesorit të nderuar, dr. Abaz Jahja, si dhe me recitalin e përgatitur nga Drita Alili, më titull “Ti afër unë larg”.
Programi u moderua nga Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë, Mr. Muzemil Osmani, i cili, që në hapje të programit nënvizoi se, Bashkësia Fetare Islame në RM për këto dy dekada e gjysëm tashmë ka vulën e tradicionales mbi një sërë manifestimesh dhe akademishë solemne. Edhe kjo që na ka tubuar në këtë sallë është tradicionale dhe i kushtohet njërës pre ngjarjeve më të rëndësishme dhe më jetike për myslimanët dhe për Fenë Islame.  Ne si Institucion dhe, mbi të gjitha, si pjesëtarë të fesë islame, vlerësojmë se e kemi obligim të përjetshëm për ta përkujtuar gjithnjë Hixhretin, ngjarja që shënon emigrimin e Pejgamberit s.a.v.s. Muhamedit a.s.  nga Mekja për në Medine, ku do të hidhen themelet e para të një qytetërimi të ri, që do të garantojë shpëtim për mbarë njerëzimin.
Në vazhdim të pranishmit dhe mbarë opinioni i vendit u përshëndetën edhe nga krerët e Bashkësisë Islame të Shqipqërisë dhe Kosovës, përkatësisht nga H. Skënder Bruçaj dhe H. Naim Tërnava.
 Si zakonsiht, moment i veçantë ishte edhe ndarja e mirënjohjes “Myfti Vebi Dibra” me të cilën, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i dekoron personalitetet e ndryshëm që shquhen si meritorë për avansimin e jetës fetare si dhe në zbutjen e problemeve fetare e shoqërore të myslimanëve të vendit. Laureatë të sivjemë ishin Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, H. Murat Hyseini, ish-Myftiu i Tetovës, H. Alifirki Esati, Profesori shumë i nderuar i Universitetit të Tetovës, dr. Abdullah Mehmeti si dhe një nga myslimanët e devotshëm të qytetit të Strugës,  Haxhi Azmi Alushi.  Po ashtu, iu ndanë diplomat e hifzit edhe hafëzlerëve të rinj të vendit të dalur gjatë këtij viti si dhe mirënjohje për nxënësit e gjeneratave të Medresesë Isa Beu dhe studentit të gjeneratës së FSHI-së.
Me fjalë rasti rreth ngjarjes madhështore dhe të papërsëritshme në historinë e mbarë njerëzimit, Hixhretit, auditoriumit dhe opinionit të gjërë iu drejtua H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili nënvizoi rëndësinë e kësaj ngjarje si dhe domosdoshmërinë për të bashkëjetuar me këtë ngjarje deri në frymën e fundit të jetës. Efendi Rexhepi do të theksojë:
“Pa dyshim, të gjitha shoqëritë në botë kanë ngjarjet, historitë, proceset e zhvillimit, momentet e ngritjes dhe rënies, përjetimet e llojllojshme, luftën, paqen, progresin, stabilitetin! Megjithatë, nuk ka popull në botë, përgjatë tërë historisë së njerëzimit, që e pati rastin të përjetojnë atë që e përjetoi komuniteti i parë i myslimanëve – shpërnguljen, apo siç njihet ndër ne – HIXHRETIN! Kjo ngjarje, e prirur nga Pejgamberi i të gjithë pejgamberëve, Muhamedi s.a.v.s., u urdhërua nga Allahu Mëshirëplotë, në kohën kur pasuesit e fesë së Zotit po përndiqeshin e vriteshin barbarisht përderisa po përpiqeshin për ta arritur konsulidimin më të përkryer shprtëror.
Nën këto kushte dhe rrethana shumë të vështira, Pejgamberi ynë, do t’ju prijë pasuesve të vet në shpërbguljen e tyre prej Mekes në Medine, më 16 korrik të vitit 622. Pra, myslimanët anekënd botës sivjet e përkujtojnë 1396 vjetorin e ksaj ngjarje të shenjtë.
Shpallja e fesë islame synonte formimin  e njeriut të moralshëm, të devotshëm, të përkushtueshëm ndaj mësimeve dhe urdhërave të Krijuesit të vet, të formonte njeriun e paqes, të dashurisë, të mirëqenies, njeriun e civilizimit të përkryer! Këtë synim mund ta vërejmë edhe në ligjërimin e Mësuesit të njerëzimit, Muhamedit s.a.v.s.: “Të bësh drejtësi mes dy vetave është një lëmoshë; të ndihmosh një njeri të ngjitet në kalë dhe t’i ngresh barrët është një lëmoshë; t’i përgjigjesh një pyetjeje me butësi është një lëmoshë; të heqësh atë që përbën rrezik në udhën e njeriut (si gjemba ose gurë) është një lëmoshë; t’i buzëqeshësh vëllait është lëmoshë.” (Transmeton El-Buhâri dhe Muslimi).
Medinasit tashmë e patën të qartë se në mesin e tyre po lulëzon feja e Allahut Mëshirëplotë e cila po e synonte një rend të ri shoqëror.
Hixhreti mundësoi që mbarë bota të kuptonte se feja e Allahut, Islami, është fe në të cilën shumë qartë pasqyrohet vizioni i saj për paqe ndërmjet popujve të ndryshëm të botës, pa dallim feje dhe race. Ky fakt u përforcua edhe më shumë sidomos me sjelljen e Kushtetutës së parë dhe me miratimin e Kartës për të drejtat dhe liritë njerëzore, e cila nuk kishte ekzistuar asnjëherë më parë. Ajo i garantonte çdo qytetari lirinë, sigurinë dhe drejtësinë; u garantonte lirinë e kultivimit dhe të praktikimit të fesë si për myslimanët ashtu edhe për jomyslimanët, u garantonte siguri dhe mbrojtje për të gjithë, njësoj, ndaj çdo sulmi që vjen nga jashtë, shfuqizim të të gjitha praktikave të pamoralshme dhe ndëshkim të të gjithë atyreve që merren me punë të pamoralshme. Pra, kërkohej prej të gjithëve, pa dallim, që të konsolidohen shpirtërisht dhe të arrijnë devotshmërinë, e cila garanton paqe, zhvilim e mirëqenies dhe me këtë, njëkohësisht, arrihet kënaqësia e Krijuesit Absolut. Duke flakur makutërinë dhe egoizmin, shtyllë e idealit që po e ushqente feja islame u bënë dhembshuria dhe kujdesi për të gjitha qeniet e gjalla.
Pas këtij Hixhrei, nuk ka më hixhret, migrim! Bredhjet poshtë-lartë u përkasin interesave meskine. Megjithatë, vështruar nga këndi i shpirtërores, myslimani i mirë, përjetë duhet të jet në migrim! Allahu Fuqiplotë thtë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (En NIsa, 100)
Nëse myslimanët e parë u detyruan që të braktisin pronat e tyre, shtëpitë e tyre, familjet dhe të migrojnë me qëllim të zhvillimit dhe të përsosjes së fesë islame, ne, sot, myslimant e botës, duhet të jemi më të lumtur, sepse, kemi Kuranin Madhështor, kemi Fenë Islame, dhe kemi detyrën për ta praktikuar këtë fe, e cila mbarë njerëzimit i sjell vetëm dobi dhe të mira. Na duhet vetëm të migrojmë e të ikim nga ajo botë ku vlojnë punët e pamoralshme, nga të cilat mund të përvëlohemi në këtë botë e të digjemi në Xhehenem.  Pra, përjetë duhet të jemi në hixhret shpirtëror, duke ikur nga e keqja! Një prej të këqiave më të rënda është shpifja!
Shpifja synon që në çdo qelizë të trupi të njeriut të ngjallë lakminë për një ves të dëmshëm, ose të ngjallë urrejtjen. Urrejtja shkakton përçarjen kurse përçarja rrënon unitetin.
Uniteti është ajo që sot më së shumti u duhet myslimanëve anekënd botës. Sepse, uniteti ruhet dhe zhvillohet duke u ushqyer me respekt e dashuri të ndërsjellë, me dhembshuri e përkushtim për më të mirën në këtë dhe në botën tjetër. Pra, nuk jemi në momentin “të rrosh apo të mos rrosh”, siç ishin të parët tanë myslimanë e që u detyruan në hixhret. Sot jemi në momentet kur detyrimisht duhet të rrojmë duke i dhënë kupim jetës vetëm përmes ruajtjes, kultivimit dhe zhvillimit të atyre vlerave islame që u ngritën në Medinen e Shenjtë, pas Hixhretit. Zoti qoftë i kënaqur nga hixhreti ynë i përditshëm në të mirë të këtyre vlerave islame. Amin!”
Pas fjalimit të vet, H. Sulejman ef. Rexhepi, iu ndajë mirënjohje individëve dhe personaliteteve me kontribute të veçanta në zhvillimin e jetës fetare islame por edhe në sferat e tjera ku qytetarët tanë kanë pasur dobi të veçanta nga ato kontribute.
Me çmimin “Myfti Vebi Dibra” u dekoruan këta persona:
Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, H. Murat ef. Huseini – Një nga myftitë më të vjetër, drejtues dhe menaxhues i pakonkurrencë me jetën fetare islame në territorin e Myftinisë së Kërçovës, një nga besnikët e paluhatshëm të interest të BFI-së dhe të politikave të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi në zhvillimin dhe avancimin e jetës islame në Maqedoni.
Ish-Myftiu i Myftinisë së Tetovës, H. Alifikri ef. Esati – Një nga teologëtr më të spikatur të vendit, njohës i shkëlqyer i islamit, bartës i detyrave jetike për zhvillimin dhe avancvimin e jetës fetare islame, një nga Myftitë e suksesshëm të Bashkësisë Fetare Islame.
Haxhi Aazmi Alushi – Një nga besimtarët e gjeneratave më të vjetra që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm në ruajtjen e trungut fetar dhe të unitetit mysliman. Këtë kontribut e kanë dhënë sidomos në angazhimin e tyre për një islam tradicional ndër ne.
Profesori i Universitetit të Tetovës, akademik Abdullah Mehmeti – Gjurmët e para të procesit mësimor akademik të Universitetit të Tetovës u lanë nëpër objektet e Bashkësisë Fetare Islame. Përfshirja jonë institucionale sypatrembur në këtë ngjarje gjithëkombëtare në një kohë shumë të egër e të turbullt, sot na bën të ndjehemi krenar. Proçesi akademik nisi mbi punën dhe vizionin e qartë të mendimtarëve, profesorëve dhe ekspertëve tanë. Në dhjetor të vitit 1993 e ka përgatitur Platformën për hapjen e Universitetit Shqiptar në Maqedoni dhe ka hartuar strategjinë dhe taktikën e themelimin e këtij Institucioni të lartë arsimor.
Po ashtu, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, mirënjohje ju ndau edhe nxënësve të gjeneratave të Medresesë Isa Beu: Hafsa Mustafi Gostivar gjenerata VII, Elma Osmanovska, Shkup gj. IX, Alij Asanov, Shtip gj. X, Egzona Havziu Tetove  gj. XI, si dhe Muhamed Nuredini, Qender gjenerata XXXI. Kurse mirënjohje për studentin e gjeneratës pranë FSHI-së Reisul Ulema i ndau studentes së FSHI-së Sermijete Ismailit.
Në fund, si zakonisht, edhe në këtë manifestim Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi,  hafizlerëve të rinjë të dalur gjatë këtij viti sipas hixhretit, u ndau diplomat e hifzit. Numri i hafizlerëve të sivjetshëm ishte gjithësej 11.
Në fund u falënderuan edhe sponsorët e ndryshëm që ndihmuan në realizimin e këtij programi, në veçanti u falënderua Ministri i Kulturës, z. Asaf Ademi, i cili personalisht u angazhua në sigurimin gratis të sallës grandioze të Filarmonisë së Maqedonisë ku u mbajt manifestimi kushtuar Hixhretit 2018! Falënderime pati edhe për MTV2 që u angazhua në transmetimin e drejtpërdrejtë të programit.
 [maxgallery id=”9737″]

[:]

Comments are closed.