Kuvendi i BFI-së
Kuvendi i Bashkësisië Fetare Islame është organ më i lartë juridikofinansiar.
Kuvendin e BFI-së e përbëjnë njëzet e shtatë anëtarë:
– nga Shkupi pesë,
– nga Tetova katër,
– nga Gostivari tre,
– nga Kumanova dy,
– nga Kërçëva dy,
– nga Dibra dy,
– nga Struga dy,
– nga Shtipi dy,
– nga Manastiri një,
– ngaVelesi një,
– nga Ohri një,
– nga Prilepi një dhe
– nga Resnja një
Të deleguarit për anëtarë të Kuvendit të BFI-së nga ana e organit të Muftinisë bëhet përmes sistemit një plus një sipas rregullores së veçantë për Kuvendin.
Anëtarët e Kuvendit të BFI-së me 2/3 duhet të jen me arsimim sipëror nga profilet juridiko-administrativo-ekonomik.
Kuvendi i BFI-së:
Në mbledhje të përbashkët me Rijasetin e BFI-së miraton Kushtetutën e BFIsë, ndryshimet dhe plotësimin e saj.
– miraton plan-programin vjetor dhe raportin e punës së Rijasetit të BFI-së.
– miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Rijasetit të BFIsë,
– verifikon miratimin e planeve financiare dhe të llogarive përfundimtare të muftinive të BFI-së.
– miraton rregulloren për punë të Kuvendit të BFI-së si dhe akte të tjera normative të BFI-së.
Kuvendi i BFI-së punon në seanca. Seancat e Kuvendit të BFI-së mbahet më së paku një herë në vit. Në mbledhjen e parë konstituive Kuvendi zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e vet.
Me seancat e Kuvendit të BFI-së udhëheq Kryetari i Kuvendit të BFIsë. Kryetari i Kuvendit është i detyruar të konvokojë seancë të Kuvendit të BFI-së me kërkesë të Reis ul Ulemasë, Rijasetit të BFI-së dhe me kërkesës të 1/3 së anëtarëve të Kuvendit të BFI-së.
Mandati i Kuvendit të BFI-së zgjat katër vjet.