Ishullizimi i Njeriut

[:al]Botim i ri:
Ishullizimi i Njeriut
Në botim të Shoqatës Ilmije, doli nga shtypi përmbledhja e dytë me kolumna e Reisul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepit

“Ishullizimi i Njeriut”, përmbledhja me 46 kolumna, e dyta e Reisul Ulemasë, h Sulejman ef. Rexhepi, është përmbledhje e qëndrimeve dhe këndvështrimeve të tijë ndaj zhvillimeve dhe fenomeneve të cilat po e përcjellin shoqërinë shqiptare dhe muslimane në përgjithësi, por jo vetëm.
Në fakt, ky libër është shpërthim i zërit të heshtur, përpjekje për të paraqitur dhe profiluar idenë që thotë se kohët e çuditshme të cilat po i jeton njerëzimi kërkojnë përballje të guximshme me defektet, keqpërdorimet dhe politikat diskriminuese, me sajesat dhe nxitjen e mostolerancës që po vie nga qarqe të ndryshme në vend e më gjërë.
“Ishullizimi i Njeriut” është libër që kërkon ndryshim të qasjeve të gabuara ndaj nje populli, ndaj një feje, ndaj jetës dhe ndaj njeriut,gjithmonë duke u mbështetur te besimi në Zot dhe duke mbrojtur të drejtën absolute të çdo individi për të qenë pjesë e shoqërisë në të cilën jeton, jo ishull i vetmuar, jo pjesë e haruar dhe e shkëputur nga trungu i civilizimit dhe kulturës globale.
Dhe, ky libër është një zë i ngritur kundër dhunës e ekstremizmit të të gjitha ngjyrave, kundër padrejtësisë të cilës ia vendosë përballë tolerancën, dialogun dhe mirëkuptimin.[:]

Comments are closed.