ER-RRAHATU

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë duke qenë e vetëdijshme për problemet dhe pengesat që has popullata muslimane gjatë procedurave të varrimit, e pa te udhës të themelojë ndërmarrjen e saj për ofrimin e shërbimeve të varrimit. Nisur nga ky qëllim, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, në mbledhjen e vet të mbajtur më 21.02.2011 solli vendim për themelimin e ndërmarrjes për shërbime të varrimit “ER-RAHATU”.

Ndërmarrja “ER-RAHATU” është e regjistruar në Regjistrin Qendror të RM-së më datë 22.02.2011. Kjo ndërmarrje ofron shërbime të varrimit në bazë të dispozitave Islame, si dhe normave pozitive ligjore, për të gjithë muslimanët që jetojnë brenda territorit të Maqedonisë dhe atyre nga diaspora.
S.Sh.V. “ERRAHATU” merret me transportin e kufomave në vend dhe jashtë tij. Drejtor i saj është Milazim Dibranski