Delegacioni i BFI-së Vizitoi kryesinë e ALKIG-ut

[:al]Më 22.03.2019 në Wien kryesinë e ALKIG-ut e vizitoi një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të RMV i përbërë nga Irsal ef. Jakupi-sekretar gjeneral i BFI, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi-mufti i Muftinisë së Tetovës dhe Dr. Selver Xhemaili-drejtorë në sektorin për diasporë pranë BFI.
Takimi u zhvillua në lokalet e ALKIG në Wien ku u bisedua për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë në lidhje me organizimin dh zhvillimin e jetës fetare në Austri dhe në Vendëlindje. Në veçanti biseda u përqëndrua mbi zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe fetar në RMV. Dy palët u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm duke shprehur dëshirë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër.

[:]

Comments are closed.