Delegacion nga Polonia vizit BFI-së

[:al]Shkup – Më 04.10.2017 një delegacioni në përbërje të udhehequr nga Ambasadori i Polonisë në Maqedoni z. Jacek Multanovski, klerikët e Kishës Katolike të Polonisë, z. Jan Sochoń dhe Krzysztof Nedałtovski vizituan Bashkësinë Fetare Islame ku u mirëpritën nga Reisul Ulema e kësaj bashkësie, H. Sulejman ef. Rexhepi. Në këtë takim të ngrohtë miqësor, mysafirët në mënyrë të hollësishme u informuan nga Efendi Rexhepi për BFI-në dhe rolin e saj si institucion i vetëm fetar islam në vend, për strukturën organizative të saj, për rëndësinë e institucioneve edukativo-arsimore të themeluara nga kjo bashkësi, respektivisht për punën e Medresesë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Po ashtu, Kryetari i BFI-së foli edhe për edhe për sfidat me të cilat përballet BFI dhe arritjet e deritanishme në sferën e organizimit të jetës fetare dhe të realizimit të të drejtave të popullatës myslimane në vend.

Efendi Rexhepi vuri në spikamë pozitën juridike dhe shoqërore të bashkësive fetare në Maqedoni. Nga ana tjetër klerikët e Kishës Katolike të Polonisë, z. Jan Sochoń dhe Krzysztof Nedałtovski shprehën kënaqësinë e tyre për mikpritjen dhe prezantimin që i bëri Reisul Ulemaja, ata bënë një përshkrim të jetës fetare në Poloni, mënyrën e organizimit të tyre dhe bashkëpunimin që kanë me bashkësitë tjera fetare përfshirë edhe atë Islame, duke vlersuar lartë kontributin e Bashkesisë Islame në Poloni dhe marrëdhëniet që kultivojnë mes vete.

[maxgallery id=”7407″][:]

Comments are closed.