[:al]Ambasadori i Egjiptit vizitoi BFI-në[:]

[:al]Ambasadori i ri i Egjiptit, i emëruar në Ambasadën në Sofje që mbulon edhe Maqedoninë, z. Muajed Al Dali, ka vizituar BFI-në, me ç rast është pritur nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili i ka uruar mirëseardhje në Bashkësin Islame dhe suksese në detyrën e re diplomatike.

Gjatë bisedës tejet miqësore ,Efendi Rexhepi fillimisht e  falenderoi Ambasadorin për bashkëpunimin e derimetashëm dhe ndihmesën që ka dhënë ambasada për t’ju mundësuar studentëve tanë shkollimin në Egjipt.

Diplomati  Al Dali përgëzoi  dhe shprehu mirënjohje të veçantë  për Bashkësinë Fetare Islame , për punën dhe aktivitetet që ajo po i zhvillon.  “ Ne si Ambasadë dhe si shtet do të jemi përherë në shërbimin tuaj përmes ndihmës që do ua ofrojmë  studentëve te juaj, e poashtu edhe me literaturën që do tju nevoitet…”, deklaroi me këtë rast Ambasadori i Egjiptit.

Konstatimi i përbashkët që doli nga të dya palët me rastin e këtij takimi të frytshëm ishte se bashkëpunimi  shkëlqyeshëm i deritanishëm mes BFI në RM dhe Ambasadës së Egjiptit me seli në Sofje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

[maxgallery id=”10992″][:]

Comments are closed.