[:al]Akademi solemne për ditëlindjen e Muhamedit a.s.[:]

[:al]Më datë 24.04.2018 (e martë), Myftinia e BFI-së Tetovës realizoi akademi solemne me një program të begatshëm në nderim të ditëlindjes së njeriut më të dashur dhe më të përkryer Muhamedit a.s, ku çdo pikë e shfaqur para të pranishmëve në fokus kishte nderimin e figurës më të ndritur të njerëzimit.

Të pranishëm në akademinë solemne ishin, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, Proprektori për arsim i UT-së Prof. Dr. Reshat Qahili, filantropi i madh të trojeve shqiptare me përmasa globale z. Lazim Destani, myftinjtë e myftinive të BFI-së në RM, Ish myftinjtë e Tetovës, përfaqësues i Kishës Ortodokse Maqedonase, Dekani i Fakultetit Filozofik të UT-së, prodekanët e UT-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu, drejtorët e shkollave të mesme në Tetovë dhe koordinatorët e Medresesë Isa Beu, anëtarët e Rijasetit, anëtarët e Myftinisë, kolegët e Myftinisë, përfaqësues nga kori diplomatik dhe të shoqatave, firmave e fondacioneve të ndryshme, profesorët, profesoreshat, hoxhallarët, afaristët, studentët, nxënësit, nxënëset mysafirët dhe mediat.

Programi i këtij manifestimi filloi me leximin e  një pjese nga Kur’ani Famëlart të kënduar nga Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës  Hfz. Abdurahim ef. Murati.

Poashtu pas leximit të Kuranit Famëlart Profesor Naser Rushani paraqiti një ligjëratë shumë mbresëlënëse dhe kuptimplote ku mes tjerash ai tha: “Muslimanët gjenden në botë, por ende nuk janë  ‘qytetarë të botës’ dhe se Zoti muslimanët nuk i bëri vetëm avangardë shpirtërore, ai i ka bërë ato edhe” qytetarë të botës . Sepse Fjala gjithëpërfshirëse e Zotit nuk i përshtatet askujt si atij që Perëndia e quan qytetari më i mirë i botës, mrekullia më e bukur. Muslimanët janë në botë, por bota ende nuk i pranon ata, përkundrazi, bota i dënon, poshtëron, fyen dhe përndjek. Ata nuk ndikojnë në Botën ose nuk flasin me botën. Ata nuk janë ‘subjekt’, ‘personalitet’, ndërgjegjja e botës. Ata nuk kishin aftësinë për të arritur praninë në botë me vlerat dhe identitetet e tyre, bota vodhi ‘botën’ e tyre, mbingarkoi gjeografinë e tyre dhe ngriti mure që muslimanët mos t’i qasen asaj nga askund.

A munden myslimanët të kthehen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre të lindjes dhe në vendin e tyre, ashtu si Profeti ynë u kthye në qytetin e tij, është një pyetje për të gjithë? Unë mendoj se do të ishte mirë që ne të ktheheshim në shtëpitë tona, por shtëpia nuk ekziston deri sa të rikthehet shkalla e vlerave në personalitetin tonë, që u rrit me gjeneratat më të shkëlqyera muslimane, dhe se njohja detyrimisht duhet të jetë segmenti kryesor për rikthimin tonë në arenën qytetëruese, me të cilën do të kemi mundësi që të prezantojmë dhe të reflektojmë primordialitetin e Profetit tonë të dashur. Kjo ngjarje e sotme është mundësia më e mirë për t’i kujtuar këto standarde dhe mënyrën se si ato zbatohen nëpërmjet traditës dhe ortopraktikës profetike. Le të jetë ky eveniment një sfidim dhe inkurajim për shpresat dhe pritjet tona”.

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, në emër të Myftinisë  përshëndeti të pranishmit. Pas fjalës përshëndetëse të Myftiut u ftua në skenë Kryetarja e Komunës së tone znj. Teuta Arifi të cilës në shenjë respekti për kontributin dhe mbështetjen  e dhënë Myftinisë së Tetovës, të pranojë mirënjohjen nga ana e Myftiut.

Poashtu një dhuratë iu dha njeriut i cili është dekoruar me shumë çmime, shumë mirënjohje kanë shkuar në adresë  të tij për punën dhe meritat që ka vepruar, filantropi i trojeve Shqiptare z. Haxhi Lazim Destanin. Ai për mbështetjen, kontributin e tij të parezervë   pranojë një dhuratë nga Myftiu i Tetovës.

Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Ndërkaq ai në fjalën  e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Islami është feja e paqes, dashurisë, humanitetit, solidaritetit dhe progresit, ndërsa sonte jemi këtu për të dërguar salavate Muhamedit a.s, dhe për ti thënë se nuk do të devijojmë nga ajo që ai na ka mësuar nga ajetet Kur’anore dhe hadithet e tij.

Poashtu pas përshëndetjeve të Kryetarit të BFI, së u ftua në skenë Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. dr. Vullnet Ameti i cili ne asnjë moment nuk ka munguar në mbështetjen e BFI-së dhe të Myftinisë së Tetovës qoftë me fjalët qëndrimet dhe mbështetjen e tij personale dhe institucionale, për te pranuar në shenjë respekti mirënjohje nga Myftinia e Tetovës te cilën ia dhuroi Kryetari i Bashkësisë Islame. Por, për shkak agjendës së ngjeshur Rektori nuk ishte prezent në këtë program, prandaj u ftua Prorektori për arsim Prof. Dr. Reshat Qaili që ta pranojë mirënjohjen në emër të Rektorit.

Këto ngjarje përkrahen dhe udhëhiqen nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, si institucion i cili kujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare Islame në këtë nënqiell dhe Kryetari i saj i nderuar, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.  Për këtë, në shenjë respekti Myftiu Reis Ulemasë i dhuroi një punim artistik i punuar në grafik.

Programi përfundoi me muzikë instrumentale shpirtërore-Naj nga z. Hadis Sadiki.

Për nder të këtij manifestimi Myftinia e Tetovës kishte përgatitur një darkë modeste në Restorantin Arra, të gjithë mysafirëve që prezantuan në këtë program.

[maxgallery id=”8776″][:]

Comments are closed.