Efendi Rexhepi vizitoi BI-në e Luginës së Preshevës

Dje, në Preshevë, për herë të parë qëndroi për një vizitë zyrtare kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i kabinetit Muzemil ef. Osmani, nga dekani i Fakultetit të Shkencave Islamike dr Faredin Ebibi, drejtor i Medresesë së Shkupit dhe nga kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dauti.
Delegacionin nga Maqedonia e priti, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me bashkëpunëtorët e tij.
Ata gjatë këtij takimi biseduan gjerë e gjatë për gjendjen e fesë islame në Luginën e Preshevës, duke u përqëndruar në unifikimin e hoxhallarëve për të mirën e myslimanëve në këtë rajon.
“Hoxhallarët në Preshevë si dhe gjithandej trevave tona duhe të jenë të bashkuar, me qëndrime të unifikuara me qëllim që mos të lejohet që në mesin tonë të nxjerrin kokë rrymat e ndryshme që tentojnë të zhvillohen në emër të fesë sonë. Ne nuk do të lejojmë që identiteti i islamit shqiptar të bastardohet në këto anë dhe se perspektiva e Bashkësisë Islame nuk duhet të cenohet në territorin e Luginës së Preshevës. Ky Institucion fetar këtu duhe të kuptohet si subjekt i vetëm fetar islam i cili duhet të ruhet, të respektohet dhe të ndihmohet me qëllim të avansimit të jetës fetare, kombëtare e atdhetare në këtë nënqiell. Nëse ruhet dhe përkrahet Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës të jeni të sigurtë se keni përforëcuar një mekanizëm shumë të fuqishëm i cili ka kapacitete të përkujdeset edhe për interesin fetar por edhe për interesin kombëtar në këto anë. Këtë vizitë të parë në Bashkësinë Islame të Luginës së Preshevës, me shumë urime për postin e Nexhmdin ef. Saqipit, do ta shfrytëzoj edhe për të hedhur në opinion një ide e cila konsiston në themelimin e një unioni të bashkësive fetaretë Shqipërsë, Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.”, u shpreh për RTV “Aldi”, Sulejman ef. Rexhepi, kryetar Bashkësisë Islame të Maqedonisë.
Nikoqiri i këtij takimi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, vlerësoi lart këtë takimi, duke siguruar mysafirët se në të ardhmen bashkëpunimet mes dy institucioneve të larta fetare, nuk do të mungojnë, por përkundrazi do të thellohen dhe intensifikohen në të mirë të qytetarëve të këtyre dy rajoneve dhe më gjerë.

[maxgallery id=”5469″]

Comments are closed.