Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]BFI në vizitë të xhematit shqiptar në diasporë[:]

[:al]Puna e delegacionit nga BFI gjatë këtyre vizitave përfshinte ligjërata të ndryshme nëpër xhamitë shqiptare, pjesëmarrje në tribuna të ndryshme, pjesëmarrje në iftare të organizuara nga institucionet islame-shqiptare që veprojnë në diasporë, si dhe bashkëbisedime me besimtarët dhe imamët tanë të nderuar ku temë qendrore si zakonisht është vendlindja, përkatësisht organizimi i jetës fetare në RM, me theks të veçantë Bashkësia Fetare Islame në RM

Në kuadër të plan-programeve të hartuara nga ana e Rijasetit të BFI-së në lidhje me  aktivitetet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një ndër pikat kryesore ishte edhe vizita e Qendrave Islame Shqiptare në vise të ndryshme në diasporë.  Kështu që, duke filluar nga data 31.06 -12.06.2017 delegacioni i BFI-së,  i përbërë nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Doc. dr. Fahredin Ebibi, drejtori i Medresesë Isa Beu prof. Ibrahim Idrizi, Dr. Shenazi Memeti dhe Dr. Ziber Lata – ligjërues në FSHI, koordinatori i Medresesë Isa Beu-Paralelja e shtrirë në Tetovë Mr. Beqir Memeti,  si dhe drejtori i sektorit për diasporë në BFI,  Doc. dr. Selver Xhemaili, realizoi një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke vizituar Qendrat Islame Shqiptare në Zvicër, në Gjermani, në Itali dhe në Austri.

Një pjesë nga delegacioni i lartpërmendur, pra Doc. dr. Fahredin Ebibi, Mr. Beqir Memeti dhe Doc. dr. Selver Xhemaili nga 01.6-8.06. 2017 vizituan xhematet shqiptare në Zvicër. Duke ndjekur programin e hartuar nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër,  përkatësisht kryetarit të Unionit Nehat ef. Ismaili dhe sekretarit Mehas ef. Alija. Sipas këtij programi,  delegacioni nga BFI e Maqedonisë pati rastin të vizitojë dhe të takojë besimtarët myslimanë shqiptarë të trojeve tona etnike në këto qytete zvicerane, përkatësisht xhamitë shqiptare në Regensdorf, Gebensdorf, Xhaminë e Bardhë Aarburg, Qendrat Islame Shqiptare në Cyrih, Glarus, “El-Hidaje” në St.Gallen, xhamitë shqiptare në Salmsach, Biel/Bien, Kreuzlingen, Langenthal, Wil, Basel, Rainach, Bern, Schaffhausen, Grenchen, Wintenthur etj.  

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, përpos Qendrave Islame Shqiptare në Zvicër,  drejtori në sektorin për diasporë, S. Xhemaili, vizitoi edhe xhamitë shqiptare në Austri. Duke ndjekur plan-programin e hartuar nga udhëheqja e ALGIK-ut (Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame në Austri), përkatësisht kryetari i saj Mr. Vahidin ef. Behluli dhe sekretari Usame ef. Halimi,  ef. Xhemaili realizoi vizitat e tij në Qendrat Islame Shqiptare, edhe atë në BISH-Vjenë, QKSH-Vjenë, “Buhari”- Vjenë,  Xhamia “Nur” Terniz, “Vëllazërimi” në Krems, “Bashkimi” në Linz, si dhe Qendrën Islame në Bratisllavë etj.

Një pjesë e delegacionit të lartpërmendur, Dr. Ziber Lata dhe prof. Ibrahim Idrizi, vizituan Qendrat Islame Shqiptare në Gjermani. Kuptohet në bazë të programit të paraparë nga Kryetari i Unioni i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani,  i nderuari hoxhë Mensur ef. Halili, delegacioni ynë vizitoi Qendrat Islame Shqiptare në vijim:  xhaminë “Ebu Hanife” në Troisdorf,  xhaminë “El-Aksa” – Leverkusen, xhaminë shqiptare në Diseldorf,  xhaminë “El-Furkan” – Duisburg,  Qendrën Islame në Mainz, xhaminë shqiptare në Nürnberg, qendrën islame “el Furkan” Minhen, xhaminë shqiptare në Ingulshtat, xhamitë shqiptare në Berlin,  si dhe Qendrat Islame Shqiptare në Bruksel.

Ndërkaq, Dr. Shenazi Memeti vizitoi xhematet dhe Qendrat Islame Shqiptare në Itali. Në bazë të planit të hartuar nga Bashkësia Islame e Italisë, në krye me Mr. Reshat ef. Ibishin, takimet me bashkatdhetarët tanë vijuan në këtë mënyrë: duke filluar nga 01.06- 06.06.2017 ef. Memeti vizitoi Qendrat Islame Shqiptare duke ligjëruar në xhamitë në qytetet L’Aquila, Teramo, Chiaravale, Gallo, Forli dhe Casaloldo.

Kjo vizitë  e delegacionit të BFI kishte për qëllim që të njoftohet më për së afërmi  me organizimin e jetës fetare në diasporë. Gjithashtu,  të prezantojë përpara bashkatdhetarëve tanë organizimin e jetës fetare në RM  dhe në veçanti të njoftojë besimtarët që veprojnë në diasporë në lidhje me sistemin edukativo-arsimor, përkatësisht  medresenë “Isa Beu”, bashkë me Paralelet e shtrira të saj, si dhe me Fakultetin e skencave Islame në Shkup. Njëkohësisht, duke shprehur mirënjohjet e BFI-së dhe të Reis’ul-Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit ndaj besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që janë në diasporë për kontributet e tyre ndaj institucioneve tona edukativo-arsimore.

Puna e delegacionit nga BFI gjatë këtyre vizitave përfshinte ligjërata të ndryshme nëpër xhamitë shqiptare, pjesëmarrje në tribuna të ndryshme, pjesëmarrje në iftare të organizuara nga institucionet islame-shqiptare që veprojnë në diasporë, si dhe bashkëbisedime me besimtarët dhe imamët tanë të nderuar pas namazeve të teravisë, deri në kohë të syfyrit, ku temë qendrore si zakonisht është vendlindja, përkatësisht organizimi i jetës fetare në RM, me theks të veçantë Bashkësia Fetare Islame në RM.

Delegacioni i BFI-së u kthye me përshtypje të mira nga organizimi i mirëfilltë i kësaj vizite. Sektori për Diasporë i BFI në emër të Rijasetit dhe Reis’ul-Ulemasë,  H.Sulejman ef. Rexhepi, shpreh mirënjohje dhe falënderime të përzemërta për të gjitha kryesitë e xhamive,  për pritjen e ngrohtë dhe dashamirëse. Në veçanti, për organizimin e këtyre vizitave falënderojmë Kryetarin e Unionit të Imamëve në Zvicër Mr. Nehat ef. Ismaili, sekretarin Mehas ef. Alija, kryetarin  e Unionit të Bashkësive në Gjermani Mr. Mensur ef. Halili, kryetarin e Bashkësisë Islame në Itali Mr. Reshat ef. Ibishi, kryetarin e Komunitetit Shqiptar në Bashkësinë Islame në Austri Mr. Vahidin ef. Behluli, sekretarin e saj Usame ef. Halili.

/S.Xh/

[maxgallery id=”6818″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni