BFI merr pjesë në koferencën ndërkombëtare të vakëfeve në Ljubljanë

BFI merr pjesë në koferencën ndërkombëtare të vakëfeve në Ljubljanë

“Vakufet në vendet e Bashkimit evropijan” , ka qenë tema e Koferencës ndërkombëtare në Ljubjanë të Sarajevës, në të cilën morrën pjesë Driton Dikena, drejtor i vakëfeve pranë Rijasetit të BFI-së, dhe Muzemil ef. Osmani, shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi.
Koferenca është thirrur nga Bashkësia Islame e Sllovenisë dhe Myftiu i saj, Nexhat ef. Grabus, ndërsa është zhvilluar nën patronatin e Bankës islame për zhvillimin, Organizatës botërore të vakëfit dhe Fondacionit të vakëfit të Katarit, ndërsa merrnin pjesë të gjithë shtetet e ish Jugosllavisë, Shqipërija, Rumania, Bullgaria dhe shtete të tjera.
Driton Dikena, në koferencë ka folur për “Vakëfet dhe Vakëfnamet më të rëndësishme në Maqedoni” ku ka potencuar se në asnjëshoqëri, në asnjë fe tjetër qiellore, në asnjë rregullim tjetër juridik, vakëfi si institucion nuk ka luajtur aq rol të madh pozitiv në zhvillimin e shoqërisë sa në fenë islame.
“Vakëfi, edhe pse ka bazë fetare në shoqërinë islame ai ka luajtur një rol shumëdimenzional duke tejkaluar kufinjtë fetarë. Atë që sot shumë kompetenca i kanë pushtetet lokale por edhe ministritë dhe institucionet shtetërore, dikur kanë qenë pjesë e ingirencave të drejtuesve të vakëfeve qofshin ato ingirenca sociale ( vakëfet për jetimat, studentët, vejushat, shpezët) humanitare ( vakëfe për të varfërit) arsimore ( ndërtimi i medreseve , shkollave ) , ekonomike ( hanet, hamamet, karavansarajet, bezistenet), ingirenca mjekësore ( ndërtimi i spitaleve) ingirenca shoqërore ( ndërtimi i urave, ceshzamve publike ujësjellësve, bunareve..) etj …”, ka thënë Dikena duke shtuar se tek ne mungon një studim i thukt, shkencorë dhe kritik i vakëfnameve.
“Mungesa e tillë hap shumë rrugë për interpretime vetanake , pa taban, të këtyre burimeve shkencore, prandaj studimi dhe më pas botimi nëpërgjithësi i këtij fondi do të ndihmonte në zbardhjen e shumë cështjeve të rëndësishme të historiografisë ballkanike, ndërkohë do të kishte një përgjigje të sakt të asaj se ku kanë qenë vakufet, kush kanë qenë vakëflënësit, cilat fondacione dhe objekte kanë qenë vakëf dhe të tjera. Ndërkohë do të fitonim të dhëna të dobishme edhe për historinë ekonomike, historinë e urbanizimit, mënyrën e administrimit dhe financimit por edhe rrjedhën e përhapjes së fesë islame, do të bëheshte ndricimi i mënyrës se krijimit të qyteteve të reja, ngase në shumicën e qyteteve urbanizimi iI tyre fillon me një vakëfname”, ka thënë Dikena.
Ai ka përmenduar disa vakëfname të rëndësishme si ajo e Isa Beut, Ishak Beut, Koxha Sinan Pashës, Sunkur Caush Beut, Muhamed Pasha Kaçanikliu, Sinanuddin Jusuf Çelebi– Ohrizades, Muslihuddin Abdulgani El Madeni, etj.
“Në këto vakëfname ti mund të gjesh mënyrën e krijimit të qendrave urbane të Manastirit, Shkupit, Ohrit dhe qyteteve të tjera”, thekson Dikena.
Koferenca zgjati dy ditë ndërsa u fol për përvojat e ndryshme që kanë shtetet në luftën e tyre për mbrojtjen e vakëfeve ndërsa si prioritet nxorrën se është koha për të filluar me projekte konkrete për riaktivizimin e vakëfit i cili do të ndikonte jo vetëm në shtimin e tij, por edhe në zhvillimin e islamit nëpërgjithësi.

bfi

bfi

bfi

Comments are closed.