Ambasadorja turke takon Kryetarin e BFI-së

Ambasadorja turke takon Kryetarin e BFI-së

Më 22 korrik, 2019, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, është pritur në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup nga Ambasadorja Tülin Erkal Kara (Tylin Erkal Kara), me kërkesën e saj.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për projektet e përbashkëta dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë, ndër më të frytshmit, ndërmjet institucionit të BFI-së të RMV-së dhe Ambasadës Turke në Shkup, përkatësisht Republikës së Turqisë.
Me këtë rast është rënë dakord që shumë shpejt të bëhet hapja e më shumë objekteve fetare islame të financuara nga TIKA dhe Drejtoria e Vakëfit e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Tylin Erkal Kara dhe Kryetari i BFI-së Sulejman ef. Rexhepi po ashtu kanë rënë dakord për nisjen e projekteve të reja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, gjithnjë në interes të dy vendeve, veçmas të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Në takim Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi është shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi dhe nga Shefi i Kabinetit, Muzemil ef. Osmani.

Comments are closed.