Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja britanike Galloway viziton BFI-në

Ambasadorja britanike Galloway viziton BFI-në
Rachel Galloway (Rejçell Gallovej), Ambasadorja e re e Britanisë së Madhe në Shkup, ka vizituar më 2 korrik, 2019, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Përfaqësuesja e lartë e shtetit anglez është shoqëruar nga dy sekretarët e Ambasadës: Simon Adamas, Sekretar për Siguri dhe Jillian Smith, Sekretar Politik. Në Rijaset ajo është pritur nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI të RMV.
Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi mysafirët i ka njoftuar me punën që bën Bashkësia Fetare Islame e RMV, me raportet e qeverisë së kaluar dhe të qeverisë së tanishme me të, me procesin e denacionalizimit, me angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut-kontributi i së cilës është i jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të proceseve demokratike dhe në ruajtjen e qetësisë dhe të paqes në vend.
Ambasadores Gallovej Reisi i dhuroi një Kuran të artë, bashkë me logon e BFI-së, duke e siguruar se institucioni që ai udhëheq do të jetë i hapur për një bashkëpunim afatgjatë me Ambasadën Britanike në Shkup dhe me shtetin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni