Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ambasadori i OSBE-së Koja realizoi takim me Reisul Ulemanë e BFI-së

Ambasadori i OSBE-së Koja realizoi takim me Reisul Ulemanë e BFI-së

Më 13 qershor, 2019, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup e ka vizituar Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Clemens Koja, me bashkëpunëtorë. Delegacioni për siguri dhe bashkëpunim në Evropë në Rijaset është pritur nga Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Bashkësia Fetare Islame dhe kreu i saj, Sulejman ef. Rexhepi, prej kohësh kanë një bashkëpunim të afërt me OSBE-në dhe ky bashkëpunim është dalluar me takime të ndërsjella, me shkëmbim përvojash dhe njohurish nga të dy institucionet, gjithnjë me qëllim: zhvillimin e papenguar të jetës fetare, të edukimit fetar dhe të ruajtjes së paqes e të qetësisë në këto tërthore. Me këtë rast, të dyja palët në qendër të vëmendjes, në takim, kanë pasur edhe zhvillimet e fundit rreth BFI-së, përtej pragut të këtij institucioni autonom mysliman, me ç’rast delegacioni i lartë është njohur deri në detaje nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi për tentativat për të goditur në mënyrë të pashembullt BFI-në dhe udhëheqjen e saj legale dhe legjitime.
Ambasadori i OSBE-së, Clemens Koja, ka falënderuar kreun e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut për sqarimin përimtues, duke thënë që OSBE e çmon lart punën e BFI-së dhe të të gjitha institucioneve që udhëhiqen prej saj, si një kontribut konkret në zhvillimin e vendit, të demokracisë dhe të jetës fetare në përgjithësi. Ai po ashtu ka nënvizuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të zgjerohet në të ardhmen, gjithnjë në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa dallim nacionaliteti e religjioni.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni