[:al]VIHET GURTHMELI I XHAMISË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME[:]

[:al]Shkup, 19 Dhjetor 2018 – Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, nën përkujdesjen e Reisul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, u mbajt manifestimi i vënies të gurthemelit të Xhamisë që do jetë pjesë përbërse e kompleksit të këtij fakulteti.
Përveç Reisul-Ulemasë me bashkëpunëtorë, në këtë manifestim morën pjesë Kryetari i Kuvendit të BFI-së, Muftinjtë, respektivisht Koordinatorët e Muftinive të BFI-së, profesorë të FSHI dhe të ShMI “Medreseja Isa Beu”, studentë të shumtë dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit nga Shkupi dhe f. Kondovë. Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe dy mysafirë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët këto ditë vizituan BFI-në.
Manifestimi i udhëhequr nga Muzemil Osmani, fillimisht u hap me lexim të Kuranit nga hafizi i njohur Xhemail Nuhiu nga Shkupi. Të pranishmive, me fjalë përshendetëse iu drejtua edhe Prof. Dr. Shaban Sulejmani, Dekan i FSHI-së.
Fjalën e rastit, në këtë manifestim e mbajti Reisul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili mes tjerash foli mbi rolin dhe rëndësinë e xhamisë si shtëpi të adhurimit të Zotit, mbi vlerën dhe shpërblimin që e kanë ata që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive.Ai poashtu i prezentoi të dhënat rreth ndërtimit të kësaj xhamie.
Manifestimi përfundoi me leximin e Kuranit nga ana e studnetit të FSHI-së, Besim Azemi dhe lutjës së rastit të cilën e bëri Myftiu i Tetovës prof.dr. Qani ef,Nesimi.
Ndryshe, kjo xhami është xhamia e tretë në f. Kondovë të cilën përveç studentëve do ta shfrytëzojnë për ibadete edhe besimtarët e lagjes që gjendet në afërsi të FSHI-së.

[maxgallery id=”10740″][:]

Comments are closed.