[:en]Sulejman Rexhepi Published by Muzemil Osmani · Yesterday at 09:58 · Urim për 28 Nëntorin[:al]Urim për 28 Nëntorin[:mk]Sulejman Rexhepi Published by Muzemil Osmani · Yesterday at 09:58 · Urim për 28 Nëntorin[:]

[:al]

28 Nëntori – Dita e Pavarësimit të Shtetit Amë, Dita e Flamurit Kombëtar, është festa absolutisht më e rëndësishme e popullit shqiptar, festë që na e shton krenarinë, që na bën të ndjehemi popull me fuqi mitike i cili ka udhëtuar etapave plotë me krajata, me plotë sfida, rënie dhe ngritje. Në këtë ditë i sublimojmë ngjarjet tona histoike dhe, sakaq, jemi përplot me mburrje për faktin ku kemi arritur. Me ndihmën e Zotit jemi në rrugën e mbarë për të arritur edhe më shumë, për ta sendfërtuar idealin e të parëve tanë që ishte rirreshtimi ynë në anën e vlerave të civilizimit perëndimor.
Në emrin tim personal si dhe të Rijasetit të BFI në RM, çdo shqiptari në botë dua t’ia përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke mos e harruar të kaluarën tonë të lavdishme, duke u angazhuar të gjithë si komb për të tashmen si dhe duke e projektuar të ardhmen më të mirë të mundshme për gjeneratat tona të reja.
Zoti e bekoft Shqipërinë, Flamurin Kombëtar dhe popullin Shqiptar!

Reisul Ulema i BFI
H. Sulejman Rexhepi

 

[:]

Comments are closed.