[:al]Rijaseti i BFI në RM mbajti mbledhjen e radhës[:]

[:al]Shkup, 15 maj, 2018 – Sot, në selinë e BFI-së, Rijaseti mbajti mbledhjen e vet të rregullt nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.

Myftinjtë si dhe drejtuesit e organeve dhe institucioneve të BFI-së diskutuan mbi programin e paraparë për nderë të Muajit të Ramazanit si dhe për organizimin sa më të denjë me qëllim që myslimanët e vendit si dhe të diasporës sonë të përjetojnë një muaj përplot me aktivitete fetare, me lutje e me ibadete që janë karakteristikë e Muajit të agjërimit.

Gjithashtu, u diskutua edhe rreth Haxhit 2018, dhe, veç të tjerash, myftinitë u obliguan që menjëherë të nisin me regjistrimin e myslimanëve që janë nijetli për të udhëtuar sivjet për në vendet e shenjta. Njëherit u kërkua që t’u tërhiqet vërejtja të gjithë agjencive turistike që do të përpiqen për të manipuluar myslimanë të vendit dhe t’u bëhet qartë me dije se, përveç Bashkësisë Fetare Islame si organizatore e ligjshme, subjekt tjetër nuk ka të drejtë të merret me këtë organizim. Për këtë qëllim, Rijaseti i BFI-së i lutë të gjithë myslimanët e vendit që most të bien pre e manipulimeve të subjekteve të ndryshëm jokompetentë.

[maxgallery id=”9017″][:]

Comments are closed.