[:al]Reisul Ulema priti në BFI Kryetarin e Zagrebit[:]

[:al]Shkup, 22 qershor – Sot, Kryetari i Komunës së Zagrebit, Milan Badiç, ka vizituar Bashkësinë Fetare Islame në RM, ku është pritur nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Mysafiri i lartë kroat është informuar hollësisht lidhur me historikun e Institucionit të BFI-së, me pozitën dhe zhvillimin e fesë islame në vend si dhe me një sërë çështjesh që i tangojnë myslimanët e vendit. Gjithashtu, efendi Rexhepi ka shprehur mirënjohje edhe për politikat shtetërore të shtetit kroat për sa i përket të drejtave fetare si dhe përkujdesit institucional për kultivimin e tolerancës ndërfetare. Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Zagrebit, Milan Bandiç, pasi ka falënderuar Reisul Ulemanë për pritjen e ngrohtë, është shprehur se ndjehet më i përmbushur me informacionet që tashmë i ka për fenë islame si dhe për komunitetin mysliman të Maqedonisë. “Organizimi institucional i jetës fetare nga ana e BFI-së është për t’u admiruar dhe për t’u parë si model i zhvillimit në frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Zatën, ky është roli i komuniteteve fetare në një shoqëri multinacionale e multikonfesionale”, është shprehur z. Badiç. Me këtë rast, Reisul Ulemai BFI-së, Kryetarit të Komunës së Zagrebit ia dhuroi emblemën e BFI-së, “Kuranin e Artë,” ndërsa z. Bandiç efendi Rexhepit ia dhuroi Medaljen e qytetit të Zagrebit, mirënjohje kjo më e larta e Komunës së Zagrebit që i jepet personaliteteve me vlera të veçanta.

[maxgallery id=”9345″][:]

Comments are closed.