[:al]Reisul Ulema me bashkëpunëtorët e vet ngushëlloi familjen Rexhepi[:]

[:al]Kumanovë, 10 prill – Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga të gjithë myftinjitë e vendit, si dhe nga anëtarët e tjerë të Rijasetit, kanë qëndruar në Kumanovë, te famillja Rexhepi, për të shprehur ngushëllime si dhe për të ndarë dhembjen me pjesëtarët e kësaj familje pas kalimit në ahiret të Naip Rexhepit! Me këtë rast, Reisul Ulema efendi Rexhepi e ka vlerësuar lart figurën e Naip Rexhepit, si një dashamirë i madh i Institucionit tonë si dhe si një besimtarë i denjë në kryerjen e obligimeve fetare por edhe si një shqiptar i madh e i patundur në dhënien e kontributit personal në zgjidhjen e çështjeve kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e më gjërë. Duke ju dhënë zemër për durim familjarëve të të ndjerit, efendi Rexhepi është lutur që Allahu i Gjithëëmëshirshëm merhumin ta shpërbljë me xhenet.

[maxgallery id=”8644″][:]

Comments are closed.