Reisi takon ministrin Ademi

[:al]Më 21 shkurt, 2019, në zyrat e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi priti ministrin e Arsimit dhe të Shkencës, z. Arbër Ademi. Fillimisht kreu i komunitetit mysliman i dëshiroi mirëseardhje ministrit Ademi, ndërsa më pas paraqiti ‘letërnjoftimin’ e BFI-së dhe të institucioneve të saj arsimore, ekskluzivisht të Medresesë Isa Beu dhe të Fakultetit të Shkencave Islame. Ministri falënderoi kryetarin ef. Rexhepi për mikpritjen, duke shtuar që ai dhe institucioni i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës janë duke punuar në akreditimin e Medresesë Isa Beu dhe përfshirjen e saj në Regjistrin e shkollave të mesme të shtetit, duke paraqitur shpresën që kjo punë të përfundojë shumë shpejt. Në takim Reisi falënderoi ministrin Arbër Ademi për bashkëpunimin e gjertanishëm, me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej. Akreditimi i Medresesë Isa Beu, tha ai, është kërkesë e kamotshme dhe realizimi i saj do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, veçmas të atyre të besimit islam.

[maxgallery id=”11232″][:]

Comments are closed.