Reis ul Ulema në Konferencën Muslimane në Sofje

Më 12.02.2011 në Sofje u mbajt konferencë e Bashkësisë Islame të Bullgarisë me karakter të jashtëzakonshëm.
Konferenca në fjalë u ndoq nga mysafirë brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës ishin liderë të bashkësive islame të ballkanit, në mesin e të cilëve edhe Reis ul Ulema, h.Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga h.Afrim ef. Tahiri, përfaqësues të Organizatës së Konferencës Islame, ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, evropiane dhe institucionet globale etj.
Me fjalim para të pranishmëve nga musafirët u paraqitën, përfaqësuesi i Organizatës së Konferencës Islame, ndihmësi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Turqisë prof. dr. Hasan Kamil Jëllmaz, kryetari i BFI të Maqedonisë, Reis ul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi dhe Myftiu i BI të Romanisë h.Murat Jusuf. Vlenë të theksohet se këtë konferencë e përshëndetën përmes telegrameve edhe kryetari si dhe kryeministri i Bullgarisë.
Konferenca punën e vet e mbaroi me sukses dhe rikonfirmoi mbështetje të mëtutjeshme për Kryemufti të Bashkësisë Islame të Bullgarisë dr.Mustafa Haxhin
DSC03203

DSC03204 DSC03208 DSC03210 DSC03212

Comments are closed.