Përkrahje të parezervë ka BFI nga qeveria dhe shteti Turk

Reis ul Ulema takoi Dr. Gursel DONMEZ. Më 28.01.2011 në Bashkësinë Fetare Islame, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. REXHEPI zhvilloi takim me Dr. Gursel DONMEZ, nga qeveria e R. Turqisë gjegjësisht zv. Kryetarë i Presidencës për turqit në diaspor.

 

Fillimisht Reis ul Ulema i dëshiroi mirëseardhje duke falënderuar për vizitat që po i bëjnë zyrtarët e lartë në kontinuitet BFI-së nga qeveri Turke. Por gjithashtu vlerësoi tejmase edhe përkrahjen e parezervë që ka institucioni i BFI nga shteti i Turqisë.

 

Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema e informoi rreth institucionit fetar islam në Maqedoni, mbi organizimin e jetës fetare si dhe mbi ecuritë e zhvillimit të kulturës dhe qytetërimit Islam. Por me theks të veçantë u distukua rreth takimit të liderëve fetar që do të organizohet në Maqedoni, si dhe lidhur me hapjen e xhamisë së Mustaf Pashës në Shkup.

 

Në anën tjetër Dr. Gursel DONMEZ  shprehi falënderime të sinqerta për mikëpritjen që ia bëri Reis ul Ulemaja zotëriut në fjalë si dhe gjithë zyrtarëve që kanë vizitu BFI-në nga Turqia. Ai pasi që u njoftua lidhur me BFI-në, e informoi për përshtypjet që ka qeveria dhe shteti Turk për BFI dhe se bashkëpunimi do të jetë gjithnjë në nivel të lartë.

reisi dhe ternava 1
reisi dhe ternava 2
reisi dhe ternava 3

Comments are closed.