[:al]Përfaqësues të Unionit të BISH të Zvicrës vizituan BFI në RM[:]

[:al]Një delegacion i Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës, më në krye Hfz. Mehas ef. Alia, kryetar i Unionit, H. Abdullah Mustafa, kryetar i Kuvendit të Unionit si dhe H. Ismail Ademi anëtar i kryesisë, kanë vizituar BFI-në ku u pritën nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe përgjëgjësi për diasporë Selver ef. Xhemaili. Me këtë rast u dorëzua edhe donacioni i tubuar nga vëllazërit e xhematit tonë në Zvicër, dedikuar qendrës islamike në Dojran.

Gjatë këtij takimi vëllazëror, përfaqësuesit e Unionit i shprehën përgëzimet e tyre si dhe të xhematit nga Zvicra lidhur me dekorimin e Reisul Ulemasë nga presidenti amerikan, z. Donald Tramp, si dhe nga presidenti shqiptar, z. Ilir Meta. Tutje, mysafirët e nderuar kanë raportuar mbi ecurinë e transformimit të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës si dhe mbi aktivitetet e vitit 2017 dhe planin akcional të veprimtarive që i presin përgjatë këtij viti. Po ashtu, mysafirët e nderuar janë informuar konkretisht nga ana e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, mbi zhvillimet e përgjithshme në vend e me theks të veçantë në Institucionin tonë si dhe për një sërë aktivitetesh që na presin deri në fund të vitit.

Të dy palët në fund të takimit kanë vënë në pah domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe të kordinimit dhe të bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve që janë me interes jetik për institucionet respektive, për fenë si dhe për popullatën tonë.[:]

Comments are closed.