OH “Hilal” shtron iftar për të varfrit

Humanizmi është dashuria ndaj të tjerëve dhe veçori e karakterit të mire, prandaj çdo mysliman i vërtetë doemos duhet ta ketë të zhvilluar ndjenjën e humanizmit ndaj njerëzve”, ka thënë kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti, të hënën në mbrëmje gjatë iftarit të përbashkët me qytetarë të shtresave të ndryshme, të shtruar nga organizata që ai qeveris, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Dauti ju ka uruar të pranishmëve muajin e  Ramazanit, duke lutur  Zotin për shëndet, mirëqenie dhe lumturi  të të gjithëve, si dhe ka falënderuar drejtorin e Medresesë “Isa Beu” Ibrahim Idrizi, që ka mundësuar realizimin e këtij projekti për qytetarët e varfër mysliman dhe fëmijëve të dëshmorëve e të kombit.
Në këtë iftar që është organizuar në oborrin e Medresesë “Isa Beu” në Kondovë, kanë marrë pjesë rreth 300 qytetarë.
Kreu i “Hilal”, Dauti para të pranishmëve shpjegoi se Bashkësia Fetare Islame  në Kushtetutën e saj,  si parim kryesore i ka  vënë vetes për obligim  që të pengojë dhe zbutë vuajtjen njerëzore kudo qoftë, të mbrojë jetën dhe shëndetin, të sigurojë respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, të punojë për avancimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale të njerëzve, të nxitë angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e përhershme për dhënien e ndihmës si ndjenjë universale për solidaritet dhe humanizëm.
“Duke u bazuar në këtë porosi të Allahut xh.sh, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame solli vendim për themelimin e një organizate humanitare”, theksoi Dauti.
Ai më tej bëri të ditur se segmenti më i  rëndësishëm i kësaj organizate do të jetë  realizimi i aktiviteteve socialo-humanitare.
“Do të kontribuon për përmirësimin e sigurisë sociale të qytetareve posaçërisht të personave të cilët nën ndikimin e disa faktorëve të pavolitshëm të jashtëm kanë nevojë për ndihmë për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen”, potencoi Dauti i cili edhe një herë i përgëzoi të pranishmit  për kohën që ndatë për një iftar së bashku .
“Ju them se OH “Hilal” dhe  Bashkësia fetare  Islame e Maqedonisë gjithmonë do të jetë në përkrahjen tuaj dhe në shërbim të popullit, sepse nuk kemi mandat që ndryshe të sillemi dhe ndryshe të veprojmë”, përfundoi kreu i “Hilal” Mustafa Dauti.

iftar 1 iftar Mustafa Dauti

Comments are closed.