[:al]OH HILAL shtroi iftar të përbashkët[:]

[:al]OH HILAL e Bashkësisë Fetare Islame në RM ka zgjëruar aktivitetin e vet humanitar. Përgjatë këtyre ditëve të Ramazanit ka shpërndarë me mijëra tonelata të paketuara në mijëra pako me produkte të ndryshme ushqimore e higjienike për skamnorët, fukaratë dhe jetimët myslimanë anekënd vendit.

Kësisoj, OH HILAL ka shtruar një iftar të përbashkët për shumë myslimanë në nevojë, në të cilën nuk kanë munguar as kategori të ndryshëm të shoqërisë sonë, si dhe afaristë e donator që kanë shprehur dëshirë për një iftar të përbashkët me shtresat e rënda sociale të cilave mundohen t’ju dalin në ndihmë përgjatë këtyre ditëve të agjërimit. Iftari ka filluar nën melodinë e bukur të ilahive si dhe nën freskinë e ujit të donatorit “Kozhuvçanka”.

Kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka theksuar se të tilla iftare do të shtrohen edhe nëpër qendra të tjera, kurse aktivitetet në shpërndarjen e ndihmave humanitare do të vazhdojnë edhe më tej, deri në përfundim të Muajit të Agjërimit.[:]

Comments are closed.