[:al]OH Hilal në aksionin e sotshëm përfshiu edhe disa shoqata humanitare [:]

[:al]Shkup, 24 maj – Sot, Organizata Humanitare “HILAL”, e cila funksionon në kuadër të BFI-së, ka ndërmarrë një aksion humanitar në shumë vendbanime të Shkupit me ç’rast ka shpërndarë mbi 15 tonelata ndihma në produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

Po ashtu, ndihma, në fomë donacioni, OH HILAL ju ka dhuruar edhe disa shoqatave humanitare të Shkupit, të cilët kanë vullnetin e mirë për të ndihmuar si dhe kanë lista me emra të familjeve e të personave që përballen me një varfëri ekstreme.

“Vazhdojnë aktivitetet tona për t’i ndhmuar qytetarët tanë që në këto ditë agjërimi të kenë edhe ata sadopak të begatë sofrën e iftarit e të syfyrit. Këto aksione po i ndërmarrim falë autoritetit dhe angazhimit personal të Reisul Ulemasë H. Sulejmn ef. Rexhepit si dhe ndihmave të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, donatorëve të ndryshëm si dhe “Kozhuvçanka”-s, të cilët i falënderojmë dhe ju jemi shumë mirënjohës. Po ashtu, sot, pas shqyrtimit të kërkesave të disa shoqatave humanitare të Shkupit, të njëjtëve u kemi donuar ndihma dhe, mund të themi se kemi realizuar një aksion gjithëpërfshirës humanitar. Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij të gjithë donatorët tanë si dhe ata që na bashkangjiten në aktivitetin tonë humanitar”, është shprehur, veç të tjerash, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.

Të theksojmë se, shoqatat humanitare që iu bashkangjitën sot aksionit të Hilal-it, janë falënderuar pa masë dhe janë ndjerë shumë të lumtura për mundësinë që çdo vit po ua ofron OH HILAL për të kryer veprimtari humanitare dhe për të zgjatur dorën e ndihmesës në sa më shumë familje myslimane që jaë aq shumë në nevojë, sidomos gjatë këtij Muaji të agjërimit.

[maxgallery id=”9093″][:]

Comments are closed.