[:al]OH “Hilal” ndau ndihma për jetimët e Shkupit[:]

[:al]Shkup, 6 nëntor – Sot, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Organizata Humanitare “Hilal” që vepron në kuadër të BFI në RM, ka shpërndarë një sasi të konsiderueshme të pakove me produkte ushqimore e higjienike për shumë jetimë që jetojnë në territorin e Myftinisë së Shkupit.

Me këtë rast, kryetari i Organizatës, Mustafa Dauti, ka shprehur falënderime të veçanta për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili me angazhimin e tij personal ka arritur të sigurojë një kontigjent ndihma dedikuar jetimëve që përballen me problem të rënda sociale. “Ndihmat i kemi nga donator të ndryshëm, të cilët, në çdo apel tonin nuk hezitojnë që të shtrijnë dorën humanitare dhe të japin kontribut në zbutjen sado pak të halleve të myslimanëve tanë”, është shprehur z. Dauti.

[:]

Comments are closed.