OH HILAL ndau ndihma në Veles

[:al]

Veles, 26 maj – Organizata Humanitare “Hilal” që funksionon në kuadërtë BFI në RM, sot ka ndërmarrë një aksion humanitar në kuadër të territorit të Myftinisë së Velesit. Edhe ky aksion është nga aktivitetet e parapara për hirë të Muajit të mëshirës, përgjatë të cilave shpërndahen pako në ndihma me artikuj ushqimor e higjienik. Kësisoj, sot, sipas listës së hartuar nga ana e këshillit të xhamiv të kësaj Myftinie, u shpërndanë 2250 kg ndihma.

“Karavani i ndihmave humanitare për hirë të Muajit të agjërimit sot u ndal në Veles, për të vazhduar ditëve në vijim edhe në territoret e Myftinive të tjera. Në Veles bashkë me myftiun Adem Çoreski shpëndamë mbi dy ton ndihma në artikuj ushqimor e higjienik për rastet më të rënda sociale të cilët i kanë evidentuar këshillat e xhamive të këtushme. Uroj që sado pak të mundësojmë një sofër më të begat përgjatë muajit të agjërimit për ato familje që me të vërtetë janë raste të rënda sociale. Gjithësesi, si Organizatë humanitare dhe si organe të BFI në RM ndjejmë obligim moral që të falënderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit të Turqisë e cila me donimin e vet na ka mundësuar që ne të zhvillojmë një aktivitet gjithëpërfshirës humanitar. Kjo pa dyshim falë edhe autoritetit dhe angazhimt të vetë Reisul Ulemasë H. Sulejman f. Rexhepit, i cili ka siguruar donacione si nga brenda ashtu edhe nga jashtë me qëllim që të pasurojmë sa më shumë sofrën e gjithësecilit mysliman në Maqedoni përgjatë Muajit Ramazan.”, është shprehur Mustafa Dauti, kryetar i OH HILAL, gjatë shërndarjes së pakovbe me ndihma për myslimanët në nevojë në territorin e Myftinisë së Velesit.

[maxgallery id=”9108″][:]

Comments are closed.