[:al]Nxënësit e Çajlanës dhe Simenishtit me shkollë të re[:]

[:al]Shkup, 2 nëntor – Sot, Komuna e Sarajit përuroi Shkollën e re “Emin Duraku” e cila frekuentohet nga nxënësit e fshatrave Çajlanë dhe Semenishtë. Me këtë rast të pranishëm, në mesin e një numri të madh baorësh të kësaj Komune, prezent ishin edhe Reisul Ulema i BI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetari i BDI-së dhe themeluesi e promovuesi i shumë shkollave dhe univeriteteve në vend, z. Ali Ahmeti, Ministri i Arsimit, z. Arbër Ademi, Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, funksionarë, deputetë dhe personalitete të shumtë nga viset e ndrshme shqiptare të vendit.

Drejtoresha e Shkollë, zonja Bukurie  Ajvazi tha se kjo shkollë e re është rezultat i angazhimeve tona të parreshtura për ta pasur këtë goditë. Ne mbase nuk mund të bëjmë punë të mëdha, por punët e vogla që i kryejmë i bëjmë me dashuri të madhe. Jemi pjesë e një force që nuk rresht në krijim të kushteve dh në përmirësim të tyre për një shkollim sa më cilësor të fëmijëve tanë. Në këtë rrugëtim kemi pasur përkrahjen të madhe, prandaj, urime dhe e gëzofshim të gjithë këtë shkollë.

Kryetari i Komunës, z. Blerim Bexheti, tha se ky projekt është sukses i anngazhimit të përbashkët. Është produkt i një kontributi të pamohueshëm i shumë bashkëqytetarëve tanë, ndonëse deri në këtë fazë Komuna e Sarajit ka ndarë mbi 12 milion denarë. Një falënderim të veçantë meriton Reisul Uema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi pa përkrahjen formalo-juridik të të cilit nuk do të mund ta përjetonim këtë ceremoni kaq madhështore. Me pëlqimin e Reisit u bë këmbimi i truallit, u lëshua trualli për shkollë ndërsa u mor truall tjetër për xhami, me qëllim që shkolla të jetë sa më lehtësisht e akcesueshme për nxënësit e Çajlanës dhe Semenishtit. Sot po prurojmë një objekt pothuajse të kompletuar dhe uroj që objekte të këtilla që i plotësojnë të gjitha standardet përurofshim sa më shumë, tha z. Bexheti.

Ministri Ademi para të pranismëve shpalosi përpjekjet e ish-kryetarit si dhe të kryetarit aktual të Komunës së Sarajit që nuk janë kursyer në asnjë moment deri në këtë fazë. Kurse, siç u prezantua, nikoqiri Izet Mexhiti, ish-kryetari i komunës së Çairit, theksoi se sot në këtë vendbanim bëhet përurmi i një investimi shumë të mirë dhe të rëndësishëm. Uroj që objekte të tilla për proceset edukativo-arsimore të kemi sa më shumë.

Në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, veç të tjerash theksoi se ky projekt pa dyshim që është përcaktim i Allahut Fuqiplotë, pa dyshim duke i falënderuar edhe faktorët e tjerë, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti si dhe strukturat që i udhëhe ai. Pejgamberi yne, Muhamedi a.s. thotë se, kush e do të mirën e kësaj bote duhet të merret me dituri. Kushe e do jetën e amshueshme, sërish i duhet dituria. Kush i do të dy botërat, prap duhet të paiset me dituri. Jo rastësisht Profetit tonë shpallja e parë i erdhi “Lexo, në emër të Zotit tënd që të krijoi”. Profeti ynë thotë se më i miri i njerëzimit është ai që është në shërbim të popullit. Arsimi, arsimimi është parim themelor i islamit. Unë ju ftoj që të mirat e njerëzve me relevacë mos t’i harrojmë, kurse punët e këqia eventuale t’i refuzojmë, mos t’i përfllim e aq më pak t’i shpifim. Këtu duhet të falënderoj  posaçërisht Kryetarin e Komunës, z. Blerim Bexhetin, i cili, pavarësisht nëse ka pasur pozicion apo jo, ka qenë thellësisht i interesuar që këtë shkollë ta bëj realitet. Këtë realitet e ka arritur me shumë shokë, sepse Blerim Bexheti ka shum shokë. Gjithashtu, edhe Izet Mexhiti ka dhënë maksimumin për interesin e popullit, sidomos të këtyre vendbabimeve. Falënderime edhe për Ministrin e Arsimit i cli më krijon bindjen se aspak nuk përton të kontribuojë në çëshhtje kombëtare e fetare. Pa dyshim, sot në këtë ditë të bukur, falënderime nga thellësia e shprtit edhe për Kryetarin Ali Ahmeti kontributi kombëtar i të cilit është historik.

Për fund, fjalë rasti iu dha edhe Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmetit, i cili, veç të tjerash shprehu kënaqësinë e veçantë se merr pjesë në përurimin e një objeti ku farkohet, ku latohet dija, edukata, resekti për jetën dhe për njerëzit. Të përuroshë “qendra farkimi” sigurisht që ëshhtë një begati e madhe për tërë komunitetin, për mbarë shoqërinë. Ju lumtë të gjithë atyre që kanë ndihmuar në ngritjen e këtij objekti për të mësuar fëmiët tanë. Ngritja e këtyre objekteve, shkollave, do të thotë që të kemi më pak “vizitorë” të burgjeve. Ne jemi të gjthë familjarë, njerëz që përballemi me lloj-lloj vështirësishë dhe, është përgjegjësi e të gjithë strukturave, qofshin këta mësues, hoxhallarë, imamë, se si i edukojmë dhe arsimojmë brezat e ardhshëm. Një objekt i këtillë më shumë do të thotë një burg më pak. Ne kemi nevojë për dije, për asim, për përparim. Dhe, pa dyshim, e ardhmja ndërtohet dhe latohet pikërisht në të tilla objekte. Urime arsimtarëve, nxënësve dhe mbarë popullatë, përjetë dalshim faqebardhë, theksoi në fund të ceremonisë përuruese z. Ali Ahmeti.

Ndryshe, godina e re e shkollës “Emin Duraku”, është ndërtuar me standarde të larta, ka një hapësirë prej 600 metra katrorë, ka 6 klasa, bibliotekë, zyre për arsimtarë, dhe do ta shfrytzojnë 205 nënës nga Çajlana dhe Simenishti.

[maxgallery id=”10057″][:]

Comments are closed.