[:al]Një Natë e vlefshme sa një jetë e njeriut[:]

[:al]Të dasur motra e vëllezër, Anekënd botës myslimane, sonte besimtarët përgatiten për të hyrë në Natën e Kadrit, Natë më e lavdëruar dhe, sipas Pejgamberit tonë të dashur, më e vlefshme se 1000 muaj. Allahu ekber! Një Natë sa tërë jeta e një njeriu! Po, sepse, pa ngjarjen që ia dha këtë peshë të shenjtë kësaj Nate, njerëzimi akoma do të ishte në errrsirë, në ndrydhje shpirtërore dhe në humbje permanente. Në këtë Natë, të dashur besimtarë, u shpall Drita e Vërtetë, nisi të shpallet Kurani Madhështor! Në këtë natë, njerëzimi u urdhërua “Lexo! Lexo në emrin e Krijuesit tënd”! Në këtë Natë filloi zbrija e parimeve që i dhanë peshë dhe kuptim jetës; zbritën normat dhe regullat e mirësjelljes, etikës, dashurisë, mirëqenies, të cilat janë brumi i devotshmërisë që gatuhet me lutje e ibadete, me përkushtim dhe përulësi ndaj Krijuesit tonë të Gjithësisë. Besimtarë të dashur, le ta kalojmë këtë Natë të sontme me shtim të leximit të Kuranit të Shenjtë, me lutje e ibadete dedikuar Allahut Mëshirëplotë. Është nj natë në të cilën do ta nderojmë tërë jetën tonë dhe në të cilën me tërë shpirt do t’i falënderohemi Krijuesit të të gjitha botrave për faktin që na nderoi me Shpalljen e Dritës që nisi pikërisht në Natën e Kadri! Motra e vëllezër, për hajër na qoftë kjo Natë e shenjtë, dhe e përkujtofshim për jetë e mot! H. Sulejman ef. Rexhepi, Reisul Ulema i BFI në RM[:]

Comments are closed.