[:al]Ngrihet flamuri i NATO-s në Shkup[:]

[:al]Më 12 shkurt, 2019, në Shkup, para Qeverisë, është ngritur flamuri i NATO-s, pas nënshkrimit kohë më parë të Protokollit për pranim të vendit tonë në Aleancën veriatlantike. Në solemnitet ishte i pranishëm, me ftesë të Kryeministrit, edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, z. Muzemil Osmani. Kryeministri i vendit falënderoi të gjithë faktorët që kanë dhënë kontribut, siç tha ai, “në kapjen e autostradës për vendin tonë”, për të shkuar përpara, drejt zhvillimit të vendit dhe të ruajtjes së paqes në rajon. Në mënyrë të veçantë ai falënderoi bashkësitë fetare për punën e tyre në këtë proces dhe në këtë kuadër vlerësoi lart edhe punën e Bashkësive Fetare-së dhe të udhëheqjes së saj. Në ngritjen e flamurit të NATO-s u bë dhe intonimi i himneve respektive

[maxgallery id=”11134″][:]

Comments are closed.