[:al]Nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, filluan manifestimet me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.[:]

[:al]Shkup ( 10.04.2016) – Edhe këtë vitë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me SHMI ”Medreseja Isa Beu”, sot, në Çarshinë e Vjetër, nxënëset e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Shkup, zhvilluan aktivitetin e parë duke shpërndarë fletushka me moton Të tjerët rreth personalitetit të Muhamedit a.s  si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe certifikatën Hallall nga BFI.

Aktiviteti i rradhës të cilin do ta zhvillojnë nxënëset e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Shkup, do të jetë ekspozita tashmë tradicionale “Dora e Artë” e punëve të dorës përgatitur nga vetë ato dhe që, nesër do të hapet në hapësirat e “Kapan An, duke filluar nga ora 11:oo

Ndërsa në ditët në vijim Bashkësia Fetare Islame, i ka paraparë edhe këto organizime me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.:

  • 14. 04. 2017 (e Premte)- ora 13:00, në qendër të qytetit të Gostivarit do të bëhet shpërndarja e fletushkave nga nxënëset e SH.M.I “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave –Gostivar;
  • 14. 04. 2017 (e Premte), ora 19:30, në Pallatin e  Kulturës në Gostivar (salla e vogël), Myftinia e Gostivarit , do të bëjë  promovimi i librit “Përhapja e Islamint në Maqedoni – mënyra dhe shkaqet e përhapjes” me autor Mr. Fehmi Ebibi;
  • 15. 04. 2017 (e Shtunë), ora 19:30,  në Pallatin e  Kulturës në Gostivar, do të bëhet promovimi i albumit “Selam” nga kori i Myftinisë së Gostivarit;
  • 17. 04. 2017 (e Hënë), ora 19:30, në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, Myftinia e Gostivarit organizon  manifestimin qendror tradicional “Mirë se erdhe o Resull-llah”;
  • 18. 04. 2017 (e Martë), ora 18:00, në amfiteatrin e artit dramatik të UT-së (Pallati i Kulturës), Myftinia e Tetovës, organizon manifestimin e mevludit “Muhamedi a.s., Pejgamber i mëshirës”
  • 20. 04. 2017 (e Enjte) ), ora 12:30, në disa pjesë të qytetit të Tetovës do të bëhet shpërndarja e fletushkave nga nxënëset e SH.M.I “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave –Tetovë;
  • 21.04.2017 (e Premte), ora 17:00, në pallatin e kulturës në Tetovë, organizohet ekspozita “Artet e bukura” nga nxënëset e SH.M.I “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave –Tetovë;
  • 21.04.2017 (e Premte), ora 20:00, në pallatin e kulturës në Tetovë, SH.M.I “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave –Tetovë, organizon manifestimin qendrorë “ Muhamedi a.s.simbol i moralit”;
  • 24. 04. 2017 (e Hënë), Myftinia e Shtipit në bashkëpunim me SH.M.I. “Medreseja Isa Beu” – paraleleja e djemve – Shtip, organizon mevlud në njërën nga xhamitë e Myftinisë së Shtipit.
  • [maxgallery id=”5788″]

[:]

Comments are closed.